Venecia për Vettingu, Ngjela: Filloi
procedura e shpëtimit të Shqipërisë

Venecia për Vettingu, Ngjela: Filloi<br />procedura e shpëtimit të Shqipërisë
Ish ministri i Drejtësisë, Spartak Ngjela, vlerëson opinionin e Komisionit të Venecias për ligjin e vettingut. 

Ngjela shkruan në Facebook se pas kësaj përgjigje të Venecias, "fillon procedura e shpëtimit të Shqipërisë".
"E lajmin e dha Zeri i Amerikes. Kaq ishte pritja. Tani fillon procedura e shpëtimit të Shqipërisë. Vonesë; gjithmonë vonesa ka pasur populli shqiptar nga qeveritarët e tij. Ky ka qenë fati i keq i tyre: i zgjedhin qeveritarët, dhe ata janë kundër shqiptarëve E fundit ishte Gjykata Kushtetuese...", shkruan Ngjela. 

Postimi i Ngjelës në Facebook:
E shpalli Komisioni i Venecias vetingun: "asnjë shkelje kushtetuese. Vettingu është shumë i nevojshëm për Shqipërinë".
E lajmin e dha Zeri i Amerikes.
Kaq ishte pritja. Tani fillon procedura e shpëtimit të Shqipërisë.
Vonesë; gjithmonë vonesa ka pasur populli shqiptar nga qeveritarët e tij. Ky ka qenë fati i keq i tyre: i zgjedhin qeveritarët, dhe ata janë kundër shqiptarëve
E fundit ishte Gjykata Kushtetuese...
Po tani?
U lodhën kot. Korrupsioni e kujtoi angazhimin e politikës amerikane dhe gjermane për Reformën Shqiptare, një fushatë. Jo, zotërinj! Kjo nuk ka qenë dhe nuk është fushatë: është interes i përbashkët shqiptaro-amerikano-gjerman. Vërtet ju shkonte mendja që koshienca antishqiptare brenda Shqipërisë do t'i ndalonte shqiptarët drejt fatit të tyre historik, në një kohë që për këtë arritje kanë me vete dy shtetet më të fuqishëm të qytetërimit perëndimor?
 
Kundërshtarët prapë "paguan" brenda Shqipërisë, por iu shkoi më kot...
 
Këto ditë ishte në Shqipëri "për vizitë pune" Dejtori i CIA -s amerikane. Besoj se Nishani ia ka transmetuar Saliut masat që do të marrë Shqipëria kundër presioneve të terrorizmit dhe fqinjëve. Sidoqë Saliu është kundër shqiptarëve në favor të fqinjëve, madje deri te Himara.
 
Kujdes Sali, se ka shumë fuqi proshqiptare kjo kohë!
Gjithsesi, tani fillon Reforma europiane e Shqipërisë, që shqiptarët të shkëputen përfundimisht nga Lindja, dhe do të shkëputen.
 
Le të festojnë të gjithë shqiptarët lajmin që iu erdhi sot nga Venecia.
 
Redaksia Online
l.q/Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Ftesa e Ramës, a duhet të kthehen emigrantët që punojnë në turizëm?



×

Lajmi i fundit

Refuzoi gjobën, i riu dhunon efektivin e policisë në Ksamil! Shpallet në kërkim, shoqërohet i vëllai

Refuzoi gjobën, i riu dhunon efektivin e policisë në Ksamil! Shpallet në kërkim, shoqërohet i vëllai