Veneto Banka vazhdon zgjerimin
 e aktivitetit bankar në Shqipëri

Veneto Banka vazhdon zgjerimin<br /> e aktivitetit bankar në Shqipëri
TIRANE - Si e sheh një bankier i huaj mjedisin e ekonomisë shqiptare, veçanërisht sektorin e saj bankar? Natyrisht, ka ndryshime në krahasim me Italinë apo vende të tjera anëtare të Bashkimit Evropian. Gjithashtu, ka edhe shumë të përbashkëta, ndoshta edhe disa pluse. Daniele Scavaortz, drejtor i përgjithshëm i institutit italian bankar të nivelit të dytë Veneto Banka, që operon në vendin tonë, mendon se tregu shqiptar ofron shumë mundësi për investitorët e huaj, jo vetëm më drejtim të fuqisë punëtore, por dhe mundësisë për të zhvilluar strategji të shumta të zhvillimit.
 
Zoti Scavaortz, ju jeni një ndër investitorët italianë të pranishëm në Shqipëri, duke kontribuar këtu, me bashkëpunëtorët tuaj, me anë të një banke të nivelit të dytë, për zhvillimin e ekonomisë shqiptare. Çfarë konsideratash keni për mjedisin ekonomik në vendin tonë?
Mendoj se nuk është e tepër të vemë në dukje se tashmë Shqipëria mund të konsiderohet edhe si një rajon i Italisë, siç janë Pulja, Lazio, Kampania. Është një rajon, jashtë kufijve të Republikës Italiane, ku ekonomia e vendit nga i cili vi ka gjetur një bashkëpunim të konsiderueshëm. Mendoj se është jo vetëm konstatimi im që këtu ofrohen mundësi të shumëllojta për sipërmarrjet italiane që investojnë në Shqipëri. Në Shqipëri operojnë dy grupe të mëdha bankare italiane dhe mund të them se jemi shumë krenarë për një gjë të tillë. Ne jemi të bindur që tregu shqiptar ofron shumë mundësi, jo vetëm fuqi punëtore, por edhe mundësi për të zhvilluar sëbashku strategji të shumta të zhvillimit. Këto, jo vetëm në drejtim të tregut të brendshëm të vendit tuaj, por edhe me objektiv tregun e jashtëm. Në këtë strategji ne synojmë të ingranojmë partnerët tanë italianë, duke shfrytëzuar mundësitë e shumta që ofron vendi dhe duke bashkëpunuar me vendet e tjera të rajonit.
 
veneto banka

Kush mendoni se do të ishte roli i bankave në kuadër të ndryshimit të modelit ekonomik të vendit, siç po flitet nga specialistët e fushës, por edhe nga politikanët, vendas e të huaj?

Për mendimin tim, Shqipëria nuk ka nevojë aktualisht të ndryshojë thelbësisht strategjinë e saj të zhvillimit. Kjo mbështetet mbi themele shumë të forta. Por duhet të shfrytëzojë pasuritë e saj natyrore, siç janë nafta dhe uji. Këto të mira natyrore duhet t’i përdorë si për zhvillimin e brendshëm, ashtu dhe për eksport. Por, gjithashtu ka potenciale të tjera si për shembull në sektorin e agrobiznesit dhe ushqimeve, atë të turizmit dhe atë të infrastrukturës. Sistemi bankar, ku bën pjesë edhe Veneto Banka, po përpiqet në këto sektore për të mbështetur më tej zhvillimin e tyre dhe zhvillimin në tërësi të ekonomisë shqiptare.
 
Këtu ndoshta e shihni edhe kontributin më të madh të mundshëm të bankës tuaj në ekonominë shqiptare?
Natyrisht, sfida më e rëndësishme për ne mbetet dhënia e kontributit për zhvillimin e ekonomisë së Shqipërisë. Veneto Bank ka patur një rol të rëndësishëm në vitin 2014 në kontributin për zhvillimin e Shqipërisë. Po kështu, do të vazhdojë në këtë drejtim edhe këtë vit.
 
Si e përballon banka tuaj situatën e krizës ekonomike globale, që nuk përjashtohet se ka ndikimin e vet edhe në ekonominë shqiptare? A ndihet në aktivitetin tuaj?
Situatat duhen parë në mënyrë komplekse. Në kohë krize, gjen edhe mundësi të mëdha zhvillimi, si♪ dëshmon për këtë historia e qytetërimit të sotëm. Edhe kriza e fundit ndërkombëtare solli mundësi të shumta për zhvillim. Si grup bankar, ne besojmë se Shqipëria përfaqëson një nga mundësitë e mëdha, sidomos përsa i përket përballjes me tregjet ndërkombëtare. Shqipërinë ne e konsiderojmë si një pikë kyçe për zhvillimin e tregut ballkanik dhe tregut rajonal. Viti i kaluar ka qenë i rëndësishëm për bankat që operojnë në Shqipëri. Ato kanë treguar një stabilitet të qëndrueshëm, duke u përshtatur mirë me problemet që lindin në tregjet ndërkombëtare. Ky është objektivi i një banke. Bankat kanë treguar që kanë qenë vërtet motorr zhvillues i ekonomisë.
 
veneto banka

A ka sjellë pasoja pozitive ndërhyrja e Bankës së Shqipërisë, e cila disa herë ka ndryshuar në ulje nomën bazë të interesit?

E shikoni këtë të gjejë pasqyrim në drejtim të rritjes për shembull të kreditimit për biznesin dhe familjet?
Banka e Shqipërisë ka dhënë dhe po jep një kontribut shumë të vlerësueshëm në zhvillimin ekonomik të vendit, duke dhënë ndihmesën e vet për një vend që po bën hapa të rëndësishme përpara drejt afrimit në komunitetit europian. Megjithatë, mbetet problem për të gjithë kredia e keqe. Të gjitha bankat i kanë kushtuar këtij problemi një vëmendje të veçantë.
 
Si i orjentoni klientët tuaj drejt opsioneve pozitive ekonomike, për ta dhe për ju?
Sistemi bankar mund të ndikojë në zhvillimin ekonomik, ne duhet të jemi promotorë të këtij zhvillimi, duke i orientuar operatorët ekonomikë drejt rrugëve të shëndosha të ekonomisë. Besoj se duhet treguar kujdes përsa i përket situatës financiare ndërkombëtare, ndërkohë që në Shqipëri, kjo situatë ka qenë e stabilizuar. Dhe mendoj se duhet mbështetur më tej proçesi i kreditimit në Shqipëri, thelbësor për zhvillimin e vendit.
 
Çfarë ndikimi ka në bankën tuaj dhe në sistemin bankar që operon në Shqipëri problematika aktuale e financave ndërkombëtare?
Masat e marra nga Banka Qendrore Evropiane në muajin janar të këtij viti janë për t’u përshëndetur. Ato kanë bërë të mundur që bankat të ofrojnë më shumë mundësi. Kjo situatë sjell vetëm efekte pozitive. Tregu shqiptar, si pjesë integrale e ekonomisë evropiane, do të përfitojë efektet direkte pozitive të kësaj mase, sa më shumë që të afrohet drejt tregut europian. Kompanitë e huaja dhe kompanitë e tjera kanë kapital ndërkombëtar dhe, duke përfituar ato, do të përfitojë dhe ekonomia shqiptare. Si Europa, ashtu edhe Shqipëria kanë shumë avantazhe nga kjo ndërhyrje e Bankës Europiane.
 
veneto banka

Po situata në Greqi?

Ekuilibri shumëvjeçar ka qenë forca e Eurozonës. Greqia duhet të jetë pjesë e saj, duhet të vazhdojë të jetë pjesë e saj. Besoj se duhet gjetur një pikë ekuilibri e tillë, që edhe Eurozona të mbahet sa më e fortë, por edhe Greqia të ofrojë mundësi të shumta për zhvillimin e mëtejshëm. Duhet të orientohemi drejt zhvillimit të ardhshëm.

veneto banka

Redaksia Online
(Gre.M/Shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    A po jep rezultate lufta e SPAK ndaj grupeve kriminale?



×

Lajmi i fundit

Dhunimi i burrit të gjyqtares Saida Dollani, e organizoi nga burgu Shullazi, Martinaj dhe Ndoka

Dhunimi i burrit të gjyqtares Saida Dollani, e organizoi nga burgu Shullazi, Martinaj dhe Ndoka