VENEZUELE- Nicolas Maduro bën betimin si president i ri i Venezuelës.
Maduro pason në krye të shtetit, ish-presidentin e ndjerë, Hugo Chavez, i cili ndërroi jetë nga sëmundja e kancerit në mars, pas 14 vitesh në pushtet.
Këshilli Kombëtar Zgjedhor në Venezuelë njohi formalisht Maduron, si fitues të zgjedhjeve presidenciale të së dielës. Ai fitoi me një diferencë shumë e vogël votash kundër liderit të opozitës Henrique Capriles, i cili nuk e njohu rezultatin e zgjedhjeve.
Të pranishëm në ceremoninë zyrtare e përurimit të Maduros ishin dhe liderit aleatë të shtetit latin ai i Kubës dhe Iranit si dhe shumë të tjerë nga disa vende arabe.
Mijëra njerëz dolën në rrugët e kryeqytetit të Venezuelës, Caracas për të shprehur mbështetjen e tyre për Maduron i cili ishte njëri prej këshilltarëve më besnikë të Hugo Chavez-it.
Nicolas Maduro ka premtuar në vazhdimin e asaj që i ish-presidenti Hugo Chavez e quante “socializimi i shekullit XXI”, me shpenzime të mëdha qeveritare për shtresën e varfër dhe kontrollin shtetëror mbi ekonominë.
(sg/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com