VENEZUELE - Anëtarë të Parlamentit Venezuelian u përfshinë në një betejë masive, gjatë një seance ku diskutoheshin rezultatet e zgjedhjeve të fundit presidenciale, që u zhvilluan muajin e kaluar.

Laptopë dhe karrige fluturuan nëpër dysheme, ku anëtarët e opozitës u bllokuan për të folur kundër qëndrimit zyrtar të rezultateve për fitoren e presidentit Nicolas Maduro.

Pasardhësi zgjedhur pas Hugo Chavez, Nicolas Maduro, që fitoi zgjedhjet presidenciale me një rezultat të ngushtë kundër Henrique Capriles ka akuzuar opozitën për planifikimin e një grushti shteti.

Shtatë anëtarë të opozitës u plagosën nga përleshjet mes parlamentarëve. Anëtari i Unitetit demokrat Julio Borges duke folur në një konferencë për shtyp, i cili kishte mavijosje në një sy kujton përvojën e tij duke thënë se disa deputetë të pozitës na sulmuan prapa kurrizit kur ishim të ulur.

Kreu i opozitës Henrique Capriles ka refuzuar të njohë rezultatet e zgjedhjeve presidenciale në Venezuelë, sipas të cilave fitues u shpall Nicolas Maduro dhe ka kërkuar rinumërimin e votave.

(ad.ti/l.ç/shqiptarja.com)