KARAKAS - Protestat në Venezuelë nuk kanë ndaluar as ditën e Pashkëve. Mijëra protestues u mblodhën në rrugët e Caracas duke u përleshur me policinë.
 
Protestuesit të maskuar dogjën manekinë të presidentit Maduro dhe bënë thirrje për “ringjallje të demokracisë”.
 
Policia u detyrua të përdorë gazin lotsjellës për të shpërndarë turmën. Më shumë se 40 persona kanë humbur jetën që prej fillimit të protestave në muajin shkurt.
 
Presidenti Maduro akuzoi SHBA e Panamanë për nxitje të trazirave në vend. protestuesit kërkojnë që qeveria të marrë masat e nevojshme për rritjen e inflacionit e kriminalitetit në vend si dhe mungesën e ushqimeve kryesore.
 
Redaksia online
(ed/ac/shqiptarja.com)