VENEZUELE - Qeveria venezueliane nuk ka pranuar kërkesën e opozitës për amnisti për liderët e protestave të cilët janë arrestuar muajin e kaluar. Përfaqësuesit e qeverisë dhe të opozitës u takuan për herë të dytë ditën e martë në tentativën për t’i dhënë fund protestave anti-qeveritare.
Pas takimit Ramon Aveledo, një prej liderëve të opozitës tha se propozimi i tyre nuk u pranua nga qeveria. Më shumë se 40 persona kanë humbur jetën dhe qindëra të tjerë janë arrestuar që prej fillimit të protestave në muajin shkurt.
Megjithëse shumica e të arrestuarve janë liruar, liderët e opozitës si Leopoldo Lopez, i cili akuzohet për nxitje të dhunës janë ende nën arrest.
Redaksia Online
(e.c/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com