VENEZUELE - Rivalët në zgjedhjet presidenciale të 14 prillit në Venezuelë kanë premtuar luftë kundër krimit të dhunshëm, si një nga prioritet të axhendave gjatë fushatë së tyre elektorale.

Kandidati i opozitës Henrique Capriles, i shoqëruar nga mijëra mbështetës marshuan në Caracas në shenjë proteste për t'i dhënë fund dhunës në vend, e cila përbën një nga normat më të larta në botë.

“Objektivi ynë është për të mposhtur dhunën dhe ne venezuelanët jetojmë në një vend të dhunshëm dhe nëse duam që qetësia të rikthehet duhet të jemi të bashkuar si vëllezër”, - tha Capriles në një konferencë shtypi.

Gjithashtu rivali i tij, Nicolas Maduro, presidenti i përkohshëm i vendit pas vdekjes së Hugo Chavezit ka paraqitur axhendën e tij elektorale duke u fokusuar tek ndalimi i dhunës.

Sondazhet e fundit tregojnë se 50-vjeçari Maduro është më i favorizuar për të fituar zgjedhjet e parakohshme të 14 prillit pas vdekjes së ish-presidentit Hugo Chavez muajin e kaluar.

Këto zgjedhje priten të jenë përcaktuese për të mësuar kursin e ri të Venezuelës, që prej politikës social-nacionaliste të Chavezit, që përkeqësoi marrëdhëniet me Ëashingtonin dhe aleatët e tij.

(ad.ti/l.ç/shqiptarja.com)