Lideri i Venezuelës Hugo Chavez kryeson sondazhet me 15 pikë përballë sfidantit të tij Henrique Capriles në prag të zgjedhjeve Presidenciale të 7 tetorit. Pyetësorët u realizuan në intervalin kohor mes 21 deri në 25 shtator dhe duket se lideri që drejton vendin që prej vitit 1999 do të vazhdojë edhe për gjashtë vite të tjera në këtë detyrë. Një mandat që siç ka paralajmëruar do të përdoret për të thelluar revolucionin socialist.

Drejtori i organizatës që kreu sondazhin tha para medias se Presidenti Chavez udhëheq me 57.5 % ndërsa rivali i tij ka vetëm 42.5%. Chavez tanimë në moshën 58 vjeçare është i bindur në suksesin e tij elektoral. "Në çfarë viti mendoni ju se ky njeri mediokër do të drejtojë Venezuelën? Nëse do të vendosja unë, përgjigja do të ishte kurrë, kurrë, kurrë. Mediokrit, borgjezët dhe partitë politike tradicionale nuk do ta drejtojnë kurrë Venezuelën", insistoi Chavez për median gjatë një takimi elektoral.
(dm/shqiptarja.com)