VENEZUELE - Një javë përpara zgjedhjeve presidenciale, dy politikanë të opozitës janë vrarë gjatë një mitingu elektoral në Venezuelë. Rrjeti televiziv BBC thotë se ata janë Geison Valero nga një prej partive opozitare dhe Omar Fernandez i pavarur.

Atentati mësohet të ketë ndodhur në momentin kur opozitarët ishin mbledhur në Barinas, në një miting në mbështetje të liderit Henrique Capriles.

Sipas versionit që jep partia e politikanit të vrarë, mitingu ishte parashikuar të zhvillohej në zonën e Presidentit Hugo Chavez por rruga ishte e bllokuar nga mbështetësit e qeverisë. Në momentin kur dy politikanët kanë dalë nga makinat dhe në përpjekje për të siguruar aksesin në zonë, janë qëlluar me armë nga persona të panjohur brenda një automjeti.

Dyshohet se makina nga ku kanë ardhur të shtënat i përkiste kompanisë shtetërore të naftës por ende nuk ka një konfirmim nga ana e autoriteteve shtetërore. Chavez dhe Capriles po i japin dorën e fundit fushatës për votimet e 7 tetorit.

(dm/Gre.M/Shqiptarja.com)