Venezuela 'izolohet' nga vendet e tjera me urdhrin e Maduros

Venezuela 'izolohet' nga vendet e tjera me urdhrin e Maduros

Nicolas Maduro, Presidenti aktual i Venezuelës

Maduro ka urdhëruar mbylljen e kufirit venezuelian me Brazilin dhe po mendon mbylljen e kufirit me Kolumbinë. Lëvizjet vijnë disa ditë para se udhëheqësit e opozitës të merrnin ndihmat e kërkuara nga vendet e tjera.

Antarët e opozitës të udhëhequr nga Juan Guaido janë duke premtuar se do të sjellin nga SHBA furnizime me ushqime dhe ilaçe  emergjente për të nxjerrë në pah vështirësitë e vendit nën regjimin e Maduros, i cili nga ana tjetër është shprehur se vendi nuk ka nevojë për një ndihmë të tillë.

"Ajo që perandoria amerikane po bën me kukulla të saj është një provokim i brendshëm", tha Maduro dhe vazhdoi më tej duke thënë "Ata donin të gjeneronin një trazirë të madhe kombëtare, por ata nuk e arritën atë".

Sipas urdhrave të Maduros, Venezuela këtë javë bllokoi udhëtimin ajror dhe detar midis Venezuelës dhe ishullit të Karaibeve, prej nga priteshin ndihma të tjera.

Ai shprehet se e gjithe kjo situate është provokuar nga Amerika për të nxitur grusht shteti, në mënyrë që Maduro të largohet nga pushteti, shkruan  prestigjozja “La Guardian”.

/G.M./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë