Venezuelë, 6000 ekzekutime dhe tortura, Këshilli i të Drejtave të Njeriut i OKB, misioni fakt-mbledhës ndërkombëtar

Venezuelë, 6000 ekzekutime dhe tortura, Këshilli i të Drejtave të Njeriut i OKB, misioni fakt-mbledhës ndërkombëtar

Këshilli i të Drejtave të Njeriut i Kombeve të Bashkuara do nis kryerjen e një misioni fakt-mbledhës ndërkombëtar për të dokumentuar shkeljet në Venezuelë, përfshirë torturat dhe mijëra ekzekutime.

Ambasadori i Venezuelës Jorge Valero hodhi poshtë atë që e ai quajti "rezolutë armiqësore", përgatitur nga Argjentina, Brazili, Kili, Kolumbia dhe Peruja vende të cilat kanë pritur me miliona refugjatë venezueljanë, si pjesë e një fushate të udhëhequr nga Shtetet e Bashkuara.

Forumi i Gjenevës miratoi tekstin e atij që njihet si Grupi i Limës me 19 vota pro, shtatë kundër dhe 21 abstenime, në dita e fundit të një seance tre-javore.

Grupi i Limës përbërë nga 12 shtete dhe shumica e kombeve perëndimore kanë njohur udhëheqësin e opozitës Juan Guaido si Presidentin e përkohshëm legjitim të Venezuelës.

"Ne besojmë se janë të nevojshëm hapa seriozë e të besueshëm për të përcaktuar përgjegjësitë”, tha ambasadori i Brazilit Maria Nazareth Farani Azevedo.

Rezoluta dënon "shtypjen dhe persekutimin e ushtruar në shkallë të gjerë” përmes përdorimit të forcës ndaj protestuesve paqësorë, mbylljen e mediave dhe keqpërdorim e ligjit.

Në rezolutë shprehet "shqetësim i madh për të paktën 6000 vrasje rezultat i një operacioni sigurie në republikën Bolivariane të Venezuelës që nga janari 2018 dhe sipas informacionit të analizuar, shumë nga këto vrasje mund të përbëjnë ekzekutime pa gjyq".

Rezoluta dënon ndalimet arbitrare dhe zhdukjet e kryera nga forcat e sigurisë, sikurse “Fuerzas de Acciones Especiales” (Forcat Speciale të Veprimit) të njohura si FAES si dhe grupet e armatosura civile pro-qeveritare.

Të paktën 3.7 milionë vetë në Venezuelë rezultojnë të "të kequshqyer" në kushtet e mungesës së theksuar të ushqimeve, vaksinave dhe qasjes tek kujdesi shëndetësor, thuhet gjithashtu në rezolutën e miratuar nga Këshilli i të Drejtave të Njeriut i Kombeve të Bashkuara.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Puna e SPAK në 2024, Dervishi: Po u zbardh çka ndodhur me Ervis Martinajn bie piramida e krimit! Petraj: Si u privatizua CEZ do hap 'Kutinë e Pandorës'

Puna e SPAK në 2024, Dervishi: Po u zbardh çka ndodhur me Ervis Martinajn bie piramida e krimit! Petraj: Si u privatizua CEZ do hap 'Kutinë e Pandorës'