39-vjeçari në fillim të kësaj jave vendosi të tërhiqej nga kombëtarja argjentinase pas 21 vitesh ku ka luajtur 207 ndeshje dhe ka realizuar 125 gola. Për këtë arsye, në minutën e 10-të të çdo ndeshje, loja do të ndalet për të nderuar fituesin e 8 herë ‘Topit të Artë’. Një vendim që hyri në fuqi që prej të mërkurës në ndeshjen Boca Junior-Velez.
Lionel Messi në vitin 2022 arriti të fitonte Botërorin me Argjentinën, duke kompletuar karrierën në nivel personal, ndërsa ndeshja e fundit me amerikano-jugorët ishte në finalen e Botërorit 2026 kundër Spanjës.








Komente
Komento