Venezuelë, Guado kërkon ndihmë nga fqinjët, Maduro i mbyll rrugën

Venezuelë, Guado kërkon ndihmë nga fqinjët, Maduro i mbyll rrugën

Pamje nga bllokimi i urës që lidh Venezuelën me kolumbinë

Nicolas Maduro akoma nën postin e drejtuesit të Venezuelës, bashkë me qeverinë e tij ka bllokuar një urë që lidh Kolumbinë me Venezuelën.

Bllokimi i urës nga ana e Maduros erdhi fiks pas kërkesës në mes të krizës në Venezuelës, ngaopozitëz me në krye Guadon për ndihma humanitare nga vendet e tjera.Nën pretekstin “Ne nuk jemi lypës” Maduro bllokoi urën  e Tienditas me tre korsi, e cila lidh Cucuta, Kolumbi, me Venezuelën.

Venezuela tashmë ndodhet në nje vështirësi shumë të madhe pasi shumë vende i kanë vendosursanksione.  Është e mundur që qeveria e Venezuelës të ketë frikë se ndihmat për kalimin e kufirit mund të përdoret  si “mbulesë” për një pushtim për të zhdukur Maduron. 

Maduro është përballur me presione të forta që kur Guaido e deklaroi veten si president më 23 janar.Lideri i opozitës Guaido bëri thirrje për ndërgjësimit të ushtrisë së Venezuelës, e cila deri tani ka qenë besnike ndaj qeverisë. Guaido u bëri thirjje ushtrisë që të lejonte ndihmën në vend nga Kolumbia fqinje, e cila drejtohet nga një qeveri e krahut të djathtë kritik ndaj Maduro.

"Vëllezër, lejoni ndihmën. Mos e ndalni atë", iu drejtua ushtarëve që me urdhërin e Maduros po bllokonin urën.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Për të shpëtuar nga SPAK, Këlliçi distancohet nga gruaja: Nuk bashkëjetoj me Anën

Për të shpëtuar nga SPAK, Këlliçi distancohet nga gruaja: Nuk bashkëjetoj me Anën