Presidenti i Venezuelës, Nicolas Maduro, rikonfirmohet edhe për 6 vitet e ardhshme në krye të shtetit. Përmes një sërë akuzash për manipulim votash dhe një krize urie që ka përfshirë popullin e Venezuelës, Maduro do të jetë president edhe për një mandat tjetër 6-vjeçar.
Opozita i bojkoti votimet, ndërsa sipas Komisionit të Zgjedhjeve, 67% e votuesve votuan për Presidentin Maduro. Kandidati i vetëm opozitar në zgjedhje ishte Henri Falcón, i cili hodhi poshtë rezultatin.
Falcon i përkiste dikur socialistëve të Maduros, por më pas kaloi në radhët e opozitës.
Komento