Vijojnë trazirat në Venezuele ku vendi është përfshirë nga protestat antiqeveritare.
Tashmë një tjetër ngjarje e rëndë shënohet në Karakas, sulmohet me granata gjykata e lartë.
Sulmi ka ardhur nga një helikopter ku një person mbante në dorë një banderolë ku shkruhej Liri 350. Oficeri i policisë i cili pilotonte mjetin e vjedhur fluturues lëshoi një deklaratë ku denoncohej ajo që ai e quan “një qeveri kriminale”.
Sipas zyrtarëve vendas, mbi gjykatë janë hedhur katër granata e ka pasur edhe 15 të shtëna në drejtim të Ministrisë së Brendshme.Presidenti Maduro dhe autoritetet e cilësuan veprimin një sulm terrorist duke shtuar se oficeri i policisë autor i sulmit ka qënë agjent në Ministrinë e Brendshme.
Sipas qeverisë ku agression është mbështetur nga forcat ekstremiste të së djathtës dhe qeveritë e huaja.
Menjëherë pas ngjarjes forcat e armatosura kanë rrethuar tashmë kryeqytetin venezuelian.Ndërkohë forcat opozitare vijojnë të bëjnë thirrje që të vijojnë protestat deri në largimin e qeverisë.
Por edhe presidenti Maduro ka paralajmëruar se ai dhe mbështetësit do të marrin armët nëse qeveria do të rrëzohet me dhunë.
[gallery]22841[/gallery]
Redaksia Online
e.m/Shqiptarja.com
/Shqiptarja.com

VIDEO