VENEZUELE - Lucena Tibisay presidentja e Këshillit Zgjedhor kombëtar deklaroi zhvillimin e zgjedhjeve presidenciale më 14 prill në Venezuelë.

Ndërkohë lideri i opozitës në Venezulë Henrique Capriles ka konfirmuar se ai do të kandidojë në zgjedhjet presidenciale.

40-vjeçari guvernator i Shtetit Miranda, do të përballet në zgjedhjet e 14 prillit me presidentin e përkohshëm Nicolas Maduro, i cili mori presidencën pas vdekjes së Hugo Chavez-it më 5 mars nga sëmundja e kancerit.

Tashmë sipas kushtetutës, vdekja e Chavez-it i hapi rrugën mbajtjes së zgjedhjeve të reja, që do të testojnë pikërisht nëse revolucioni i tij socialist do të mund të mbijetojë pa personalitetin e tij dominues.

Fushata zgjedhore zyrtare do të zhvillohet nga 2 prilli deri më 11 prill dhe këto zgjedhje priten të jenë përcaktuese për të mësuar kursin e ri të Venezuelës, eksportuesit të katërt të naftës në botë, e cila që prej politikës social-nacionaliste të Chavezit përkeqësoi marrëdhëniet me Uashingtonin dhe aleatët e tij.

(ad.ti/l.ç/shqiptarja.com)