VENEZUELE - Të premten në mëngjes një avion charter u zhduk nga radarët teksa fluturonte mbi Venezuelë. Avioni turistik u nis nga arkipelagu Los Roques dhe kishte destinacion aeroportin e Maiquetias, 20 kilometra nga Caracas.

Siç raportohet, në bord ndodheshin 6 pasagjerë, 4 prej të cilëve të kombësisë italiane. Mes pasagjerëve italianë ndodhej edhe drejtori i shtëpisë së modës Vittorio Missoni me bashkëshorten e tij.

Ekipet e shpëtimit venezuelianë kanë rifilluar kërkimet në orët e para të mëngjesit të së shtunës për gjetjen e pasagjerëve të avionit të zhdukur mbi Oqeanin Paqësor.

Në parajsën tropikale të Karaibeve në Los Roques një tjetër avion në bord me 18 pasagjerë, 8 prej të cilëve italianë, u zhduk pa lënë gjurmë më 4 janar të 2008-s në rrethana të ngjashme.

(l.ç/ad.ti/shqiptarja.com)