Venezuelë, ushtria e Maduros nis stërvitjen për ti bërë ballë një grushti të mundshëm shteti

Venezuelë, ushtria e Maduros nis stërvitjen për ti bërë ballë një grushti të mundshëm shteti

Maduro gjatë fjalimit para ushtrisë së Venezuelës

Maduro ka dhënë sinjalizimet për startimin e "ushtrimet ushtarake më të rëndësishme të Venezuelës në histori"

Nicolas Maduro, e ka përshkruar tranjimin ushtarak si 'më të rëndësishmin në historinë e Venezuelës. Ai është duke u përgatitur për të penguar çdo grusht shteti kundër tij pasi SHBA-të dhe aleatët e saj mbështetën vetë presidentin e përkohshëm Guaido.

Stërvitjet pritet të zgjasin deri më 15 shkurt dhe do të bëhen ushtrimet më të mëdha ushtarake që Venezuela ka mbajtur në historinë e saj 200-vjeçare, tha Presidenti aktual Maduro.

"Ne duhet të përgatisim për të mbrojtur sovranitetin integritetin territorial dhe pavarësinë  u shpreh ai gjatë një fjalimi të mbajtur para ushtrisë së tij.

Mesa duket Maduro është friksuar nga thirrjet e Ëashingtonit për një ndryshim të regjimit dhe mbështetjen e saj ndaj kryetarit  të opozitës Juan Guaidos.

Guaido, opozitari i cili u vetshpall president i përkohshëm i Venezuelës në janar mori “bekimin” e menjëhershëm të Shteteve të Bashkuara dhe aleatëve të tij në Evropë dhe në të gjithë Amerikën Latine.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Mozambiku në kaos pas protestave, 33 të vdekur nga revolta në burg dhe mbi 1500 të arratisur

Mozambiku në kaos pas protestave, 33 të vdekur nga revolta në burg dhe mbi 1500 të arratisur