VENEZUELE - Qeveria venezuelane ka vendosur të mos balsamosë trupin e ish-presidentit Hugo Çavez, i cili u nda nga jeta në spitalin e Karakasit, më 5 mars të këtij viti, pas operacionit të katërt kundër një kanceri, që e mundonte prej kohësh.

Ky lajm bëhet i ditur nga ministri venezuelan i Informacionit, Ernesto Villegas nëpërmjet rrjetit social Twitter.

Balsamosja do të duhej të kryhej në Rusi, çka implikonte transferimin e kufomës atje për shtatë muaj, ka shpjeguar më tej Villegas.

Trashëgimtari i dëshiruar i Çavezit, tashmë, presidenti i përkohshëm i Venezuelës, Nikolas Madurro, i cili është shënjestra e opozitës venezuelane dhe liderit të saj, Kapriles, të mërkurën e kaluar kishte pranuar se do të ishte mjaftueshëm e vështirë balsamosja e trupit të presidentit.


Redaksia Online
(a.sh/ad.ti/shqiptarja.com)