Vënia e Green Pass si kusht për të frekuentuar aktivitetet në Francë, shtohen masivisht testimet për COVID-19! Më shumë 5.6 milion teste javën e fundit

Vënia e Green Pass si kusht për të frekuentuar aktivitetet në Francë, shtohen masivisht testimet për COVID-19!  Më shumë 5.6 milion teste javën e fundit

Vënia si kusht e përdorimit të pasaportës së COVID , në kryerjen e shumicës së aktiviteteve më Francë, ka bërë që javët e fundit të rritet numri i të testuarve.

Përpjekja, e parë kryesisht si një mënyrë për të inkurajuar popullsinë për të vënë nën kontroll COVID-19, i ka detyruar ata të kryejnë miliona teste.

"Ne jemi me të vërtetë në kulmin e kapaciteteve tona dhe do të jetë shumë e vështirë të shkojmë përtej kësaj," i tha AFP Henry-Pierre Doermann, nënkryetar i sindikatës së punëtorëve të laboratorit.

Një kartë shëndetësore dhe një kod QR sigurohet për ata që janë të vaksinuar ose që janë shëruar nga COVID-19 në gjashtë muajt e fundit, por vlen edhe për njerëzit që kanë rezultuar negativë në 48 orët e fundit (për një test të shpejtë) ose 72 orë ( për një test PCR).

Javën e fundit janë bërë më shumë se 5.6 milion teste të koronavirusit - PCR dhe ato të shpejta, sipas Shëndetit Publik Francez.

Drejtuesit e sindikatave thanë se kjo ishte kryesisht për shkak të farmacive që kryenin më shumë testime javët e fundit në vend të laboratorëve. Të paktën 12,000 farmaci aktualisht janë në gjendje të testojnë njerëzit nga një total prej 21,000.

Qytetarët francezë kishin nxituar të vaksinoheshin pasi Presidenti Emmanuel Macron njoftoi vendosjen e Green Pass, me më shumë se një milion takime të rezervuara në 16 orët që pasuan fjalimin e tij.

Sidoqoftë, marrja e vaksinës ka rënë pak, duke rënë me mijëra në ditë javën e kaluar. Qeveria synon të vaksinojë 50 milionë njerëz me të paktën një dozë të një vaksine COVID-19 deri në fund të gushtit.

Aktualisht, të paktën 47 milion njerëz kanë marrë dozën e parë dhe 40 milion njerëz kanë marrë të dyja dozat.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

Wall Street Journal: Pse Shqipëria duhet të jetë destinacioni i radhës për udhëtarët e zgjuar

Wall Street Journal: Pse Shqipëria duhet të jetë destinacioni i radhës për udhëtarët e zgjuar