Venizelos: Ngjarja “Përmeti”
nuk ju ndihmon për integrimin
Ministri i jashtme grek, Evangelos Venizelos dhe ai shqiptar, Ditmir Bushati, janë takuar në Nju Jork, ku ndodhen për sesionin e ri të OKB-së.
NJU JORK - Qeveria greke i kërkon qeverisë shqiptare që të ndërhyjë në shmangien e veprimeve që përcjellin mesazhet e gabuara, sidomos nga pushteti vendor. Deklarata u bë ditën e djeshme, pas takimit që ministri i Jashtëm shqiptar Ditmir Bushati, zhvilloi në Nju Jork me ministrin e Jashtëm grek Evangelos Venizelos. “Duhet të shmangen veprime në nivel të pushtetit lokal dhe administrativ, që përcjellin mesazhe të gabuara”, thuhet në një njoftim të ministrisë së punëve të jashtme të Greqisë.
Venizelos, që duket se ka aluduar për ngjarjet në Përmet, muajin e kaluar, ka shtuar se akte të tilla “nuk ndihmojnë arritjen e objektivit të përbashkët të të dy vendeve për zgjerim të bashkëpunimit dypalësh dhe kultivimin e një fryme miqësie dhe fqinjësie të mirë, ndërsa nuk lehtësojnë as perspektivën europiane të Shqipërisë, gjë që përbën një dëshirë konstante të Greqisë”.
Venizelos dhe Bushati kanë folur edhe për vizitën që ministri i jashtëm grek do të zhvillojë në Tiranën zyrtare në datën 14 tetor, e para vizitë e një zyrtari grek në Shqipëri pas marrjes së detyrës nga kabineti Rama. Ministria e jashtme greke bën me dije se takimi Venizelos-Bushati, “u zhvillua në kuadrin politik që u krijua gjatë vizitës informale të kryeministrit shqiptar Edi Rama në Athinë dhe takimeve të tij me kryeministrin grek, Samaras si dhe me Venizelos”, që është njëkohësisht edhe nënkryetar i qeverisë.
Të dy ministrat kanë diskutuar për marrëdhëniet politike dhe ekonomike midis të dy vendeve, dhe perspektivat për bashkëpunimin rajonal në kuadër të ndërtimit të gazsjellësit TAP, ndërsa Venizelos e ka informuar Bushatin për prioritetet e presidencës greke të BE që do të ushtrohet
Shkrimi u botuar sot (25.09.2013) në gazetën shqiptarja.com
Redaksia online
(ac/shqiptarja.com)
Sondazhi i ditës:
28 Nëntor, 09:20
A e keni të qartë pse opozita organizon mosbindje civile?
-
Po
33.2%
-
Jo
62.8%
-
Deri diku
4%
Vota total: 374
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
NBA/ Humbje për Cleveland dhe Golden State, Lakers rikthehen te fitorja! Oklahoma kryeson në Perëndim
28 Nëntor, 12:34
-
112-vjetori i Pavarësisë/ Spiropali: Frymëzohemi ta çojmë flamurin e Kastriotëve në BE dhe të bëhemi yll i shtuar në flamurin e familjes Europiane
28 Nëntor, 12:25
-
Parada e shqiptarëve në Tiranë/ Kryetari i shoqatës ‘Vatra’ në Turqi: Jemi 100% shqiptarë
28 Nëntor, 12:20
-
112 vite Pavarësi, flamujt kuqezi valëviten kudo, festime në të gjithë Shqipërinë
28 Nëntor, 12:18
-
Izraeli: Armëpushimi me Hezbollahun është dhunuar! Goditen tre qytete në juglindjen e Libanit
28 Nëntor, 12:16
-
Itali/ Gjendet i vdekur me plumb në kokë krahu i djathtë i ‘Zotit të drogës’ Elvis Demçe! ‘Chiapa’ ishte mik i shqiptarit, ja çfarë dyshohet
28 Nëntor, 12:15
-
Vrasja e Martin Canit/ Policia: Mos hidhni më dyshime të pabaza, s’ka autor të dytë! Po synohet nxitja e pasigurisë te qytetarët
28 Nëntor, 12:12
-
112 vite Pavarësi/ Parada e shqiptarëve në Tiranë
28 Nëntor, 12:10
-
112-vjetori i Pavarësisë, Berisha: Gëzuar festën e festave! 'Pashiqi i Tiranës' komploton ditë e natë me Beogradin kundër Kosovës
28 Nëntor, 12:03
-
112-vjetori i Pavarësisë/ Kryebashkiaku i Nju Jorkut uron shqiptarët: Do jemi gjithmonë krah njëri-tjetrit! Djali më thotë do jetoj në Shqipëri
28 Nëntor, 11:59
-
Ndeshja delikate në Ballsh, Thomas Brdaric: Na duhet disiplinë, Vllaznia luan për tri pikë! Kemi mungesa
28 Nëntor, 11:55
-
Harapash i Labërisë me mish dhe mëlçi qengji nga zonja Albana
28 Nëntor, 11:54