Ambasadori i Shqipërisë në Kosovë, Petrit Malaj, ka nderuar sot akademikun Rexhep Qosja në Kuvendin e Kosovës, duke e cilësuar veprën e tij si një pasuri të jashtëzakonshme për kombin.
Malaj u shpreh se gjithçka që ka lënë Qosja do të mbetet referencë, sidomos për brezat e rinj.
“Gjithçka që ka lënë akademiku Rexhep Qosja është një pasuri e jashtëzakonshme. Për këtë arritje që jetojmë sot mendoj që më mirë akoma do të jetë për brezin e ri që do të mund të prek tezat e tij dhe gjithçka që ka ai ka bërë për letërsi. Në Shqipëri, Rexhep Qosja gëzon një reputacion të jashtëzakonshëm, kjo nuk do të thotë që ai nuk e gëzon në Kosovë, por unë kam bindjen se ne do të dimë t’ia kthejmë atë kontribut të tij në vlerë për shoqërinë shqiptarei”, u shpreh ambasadori Malaj
Lajmi kryesor:
Ndarja nga jeta e Rexhep Qosjas, sot ditë zie në Kosovë! Mbahen homazhet në Kuvend (VIDEO)










