“Kthimi në shtëpi“, një shfaqje që flet për dashurinë dhe për mungesën e dashurisë; me personazhe groteske, por që ruajnë thelbin e qenieve njerëzore, do të çel sezonin artistik në Teatrin Eksperimental “Kujtim Spahivogli” në Tiranë.
Kjo vepër e dramaturgut Harold Pinter vjen për herë të parë gjuhën shqipe nga Adriana Toska.
E interpretuar nga trupa e aktorëve të Teatrit Eksperimental, premiera do të ngjitet në skenë nga regjisori Carlo Sciaccaluga, i cili ka ndërtuar dhe skenografinë, ndërsa kostumet janë përgatitur nga Sofi Kara.
Në një konferencë për mediat, aktorët Esela Pysqyli, Myzafer Zifla, Alert Çeloaliaj, Genci Fuga, Kristian Koroveshi e Florand Veizi kanë rrëfyer emocionet dhe profilin e personazhit që do të interpretojnë.
Drejtori i Teatrit Kombëtar Kiço Londo është shprehur se kjo dramë përzgjidhet për të kapërcyer atë që ndodh sot realisht, urrejtjen mes femrave e meshkujve dhe dhunën e meshkujve kundrejt femrave, por edhe anasjelltas.
Premiera "Kthimi ne shtëpi" do të ngjitet në skenë duke filluar nga data 8 Tetor dhe do të vijojë të jepet çdo të enjte, të premte, të shtunë dhe të diel në orën 19:00 në Teatrin Eksperimental Kujtim Spahivogli .
Redaksia Online
(M.Ç/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com

VIDEO