Vepra satirike ‘Koloneli zog’ e bullgarit Bojçev në skenën e teatrit të Durrësit! Doktori që viziton ‘të marrët’ dhe përfundon në çmendi

Strehuar në një manastir në malet e Ballkanit disa “pacientë të marrë” të harruar nga bota e përtejme vizitohen nga një doktor që synon t’i kthej në normalitet, por përfundon duke u bërë pjesë e kësaj çmendurie.

Kjo është historia satirike e “Kolonelit Zog”, një vepër e shkruar nga shkrimtari bullgar Hristo Bojçev,  që u vu në skenën e teatrit “Aleksandër Moisiu” në Durrës.

“Doktori shihet si personazhi që është kontrapunkt i të gjithë personazheve të tjerë. Kërkojmë më të mirën e mundshme që pas NATO-s të arijmë në Bashkimin Europian. Nga vetë personazhet ideali është ëndrrra se sa vetë Bashkimi Europian”, thotë aktori Roerd Toçe.

Nën interpretimin e aktorëve Florian Agalliou, Roerd Toçe, Donald Shehu,etj dhe me regji të Xhuliano Briskut, vepra sa aktuale dhe satirike ka në qendër aspiratat dhe ëndrrat e një grupi njerëzish për t’iu bashkuar strukturave më të fuqishme të Europës.

“Sa i përket aktualitetit në vepër ne jemi në pikën më kulmorë të këtij tranzicioni 30 vjeçar dhe ne jemi ende në aspiratën për t’u bërë europian”, tha regjisori Xhuliano Brisku.

Për aktorin Roerd Toçe se mesazhi qendror I veprës janë idealet e personazheve për t’iu bashkuar një bote të mbrojtur dhe të civilizuar.

 “Koloneli Zog”, do të shfaqet publikun durrsak dhe në teatrin e Durrësit përgjatë fundjavës në orën 19:00, për të vazhduar rrugëtimin në Teatrin Eksperimental të kryeqytetit.

/LR/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë