Posta e Kosovës ka lëshuar të hënën në qarkullim ciklin më të ri të pullave postare që kësaj here përmban veprat e piktorit të njohur, Rexhep Ferri.
Rexhep Ferri është një nga piktorët më të shquar të Kosovës. Profesor i arteve, shkrimtar dhe studiues ndër të tjera Rexhep Ferri mban titullin e lartë Akademik. Edhe pse i ka kaluar të 80-at, Rexhep Ferri vazhdon të punojë intensivisht. Interesante është se vepra e tij ka vënë gurë thmeli në periudhën e artit modern të Kosovës. Pikturat e Rexhep Ferrit kanë hyrë tashmë në fondin e artë të trashëgimisë së artit pamor shqiptar. Krtika e vlerëson për risitë formale moderniste, për origjinalitetin e tij si artist, si dhe për dinjitetin dhe vlerat njerëzore që ai i bartë. Është anëtar i rregullt i Akademisë së Shkencave dhe të Arteve të Kosovës
Rexhep Ferri gjen vend në zgjedhjet e kërkuara figurative – abstrakte, të cilat në raportet që marrin ndaj njëra-tjetrës, konsultojnë qëndrimin filozofik të tij, transmeton KultPlus. Në veprat e tij gjithmonë shfaqet një formulë e lindur nga realiteti në tranzicion, si reaksion i gjallë i elementeve përbërëse të komunikimit vizual, shpesh duke e përmbyllur me shenja të dukshme dhe kuptimplote si një ndjeshmëri artistike.
Rexhep Ferri vazhdon të punojë intensivisht, vepra e tij, e brendashkruar në periudhën e artit modern të Kosovës, ka hyrë tashmë në fondin e artë të trashëgimisë së artit pamor shqiptar, për risitë formale moderniste, për origjinalitetin e tij si artist, si dhe për dinjitetin dhe vlerat njerëzore që ai i bartë. Rexhep Ferri, piktor, profesor e shkrimtar u lind në Kukës (Shqipëri) në vitin 1937. Më 1958 mbaroi shkollën e mesme të Artit në Pejë dhe prej asaj kohe punoi e jetoi në Prishtinë.

/Shqiptarja.com