Veprat e panjohura të Zoraqit
e Arapit ngjiten në TOB

Veprat e panjohura të Zoraqit <br />e Arapit ngjiten në TOB
TIRANE - Materialet e veprave të periudhës së Rilindjes, veprat e para muzikore të shkruara nga shqiptarët do të prezantohet më 30 maj në Teatrin e Operës dhe Baletit Tiranë, në orën 19.00. Kthimi i tyre më skenë bëhet me rastin e tematikave të 100-vjetorit të Pavarësisë. Ndër këto pjesë koncertore sipas organizatorëve, disa janë vepra të vëna gjatë viteve, por disa janë të parealizuara ndonjëherë në skenë.

Ndër veprat e parealizuara, sipas sopranos së njohur Edit Mihali janë “I fundmi i Golemëve i Nikola Zoraqit dhe aria “Mira prej Mujsi” që ka kompozuar Tonin Harapi”. Mihali pohon se bëhet fjalë edhe për disa pjesë baleti. E pyetur se pse nuk janë vënë në skenë veprat e kompozitorëve të njohur të fillim shekullit të kaluar, zonja Mihali thotë se “Për arsye të ndryshme të kohës. Mendohet se ka pasur ndonjë problem ideologjik ose qëndrim të caktuar politik ndaj autorëve që ka penguar ngjitjen finale në skenë”.

Koncerti do të ketë disa pjesë operistike dhe baleti të cilat do të shfaqen për më shumë se një orë në koncertin që do të jepet në një Mbrëmje Gala në sallën e Teatrit të Operas. Do të interpretojnë solistë të njohur si Mariana Leka, Ylber Gjini, Eva Golemi, Shpresa Beka, Blerta Zhegu, Emilian Palushaj, Dorina Selimaj, Irida Dragoti, Armando Likaj, Erlind Zeraliu. Veprat që themeluan traditën muzikore shqiptare do ngjiten në skenë nga solistët dhe trupa e baletit, kori, orkestra sinfonike dhe e TKOB-it, me koncertmaestër Dritan Lumshi dhe dirigjent Edmond Doko.

(dhh/im/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Sa përcaktuese do jetë vota e emigrantëve në zgjedhjet e 2025-ës?



×

Lajmi i fundit

Lufta/ Ushtria Izraelite godet objektivat e Hezbollahut në të gjithë Liban! E akuzon se fshihet pas sulmit me raketë në Lartësitë e Golanit 

Lufta/ Ushtria Izraelite godet objektivat e Hezbollahut në të gjithë Liban! E akuzon se fshihet pas sulmit me raketë në Lartësitë e Golanit