Numri i veprave penale të regjistruara përgjatë vitit 2020 është më i ulët, i krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë, vitin 2019. Po ashtu, edhe numri i autorëve që kanë kryer këto vepra penale është më i ulët në 2020-ën. Të dhënat e përpiluara dhe mbledhura nga Policia e Shtetit tregojnë se janë në total 30,263 vepra penale të regjistruara në 11 muajt e parë të vitit 2020, e krahasuar me 32,083 vepra penale të regjistruara në të njëjtën periudhë të 2019-ës. Pra, diferenca midis dy viteve është 1,820 vepra penale më pak të ndodhura në vitin që sapo lamë pas. Raporti prek disa nga fushat më kryesore të veprave penale, si ato ndaj personit, pasurisë, në fushën e drogave, trafiqeve të paligjshme, krimit mjedisor, krimit ekonomik, veprave penale në qarkullimin rrugor, e më gjerë. Këto vepra penale janë kryer nga autorë, përkatësisht 30,139 të tillë në 11 muajt e 2020-ës. Në një përllogaritje të thjeshtë matematikore, i bie që 124 vepra penale të jenë kryer nga dy apo më shumë herë nga një autor. Ndërsa, e njëjta gjë nuk ka ndodhur në 11 muajt e parë të 2019-ës, pasi numri i autorëve është më i lartë se i veprave penale, çfarë nënkupton se kemi të bëjmë me krime që janë kryer me më shumë se një autor, në disa raste.
Njëlloj siç ka ndikuar edhe në të dhëna të tjera të kriminalitetit në mënyrë të veçuar, periudha e karantinës ka sjell sërish ndikim edhe në totalin e veprave penale, ndërsa ndihet një rënie në muajt kur pothuajse gjithçka ishte e mbyllur. Në mars dhe prill janë regjistruar njëkohësisht edhe vepra penale, edhe autorë të tyre, thuajse sa gjysma e muajve të tjerë.
K.T./r.k./Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
A e zgjidh problemin me shqiptarët në Britani vizita e Ramës në Londër?
-
PO
41.6%
-
JO
48.6%
-
NUK E DI
9.8%
Vota total: 2980
Lajme të tjera
-
Kërcënoi familjarët e tij me kallashnikov pas një sherri, arrestohet 41 vjeçari në Tiranë (EMRI)
21 Mars, 09:41
-
Tentuan të kalonin kufirin me dokumente të falsifikuara, arrestohen 3 persona në Portin e Durrësit
13 Mars, 15:35
-
‘Ngrijnë’ strukturat vendore të Krimit Ekonomik, Rrumbullaku pezullon të gjithë drejtuesit: Nuk përmbushën pritshmëritë
10 Mars, 13:56
-
Lëvizje në Polici, Ardian Çipa ikën nga Elbasani, shkon në Gjirokastër! Vendin e tij e zë Ilir Proda! Ndryshime edhe në Dibër
7 Mars, 08:53
-
Policia: Sot në Pikat Kufitare me Greqinë do ketë vonesa me sistemin nga ora 09:00 deri në orën 18:00! S'ka pengesa për ata me leje qëndrimi
7 Mars, 07:22
-
Ndahet nga jeta ish-drejtuesi i lartë i policisë së shtetit
6 Mars, 18:11
-
Denoncimi i Garos: Policia e Shtetit po shpërdoron 670 mijë dollarë për 67 makina! Prokuroria të nisë hetimet
4 Mars, 14:24
-
Nesër protesta e opozitës, policia: Ja rrugët që do të bllokohen nga ora 10:00 deri në përfundim të tubimit
2 Mars, 16:19
-
Rrumbullaku takim me ambasadorin e Brazilit, në fokus të bisedimeve bashkëpunimi për të goditur fenomenet kriminale
1 Mars, 10:06
-
‘Luftë shtëpive të barit’, 9 porositë e Rrumbullakut për policinë: Kontrolle e aksione periodike! Nëse droga zbulohet nga agjenci të tjera mbani përgjegjësi
28 Shkurt, 08:42
-
Akademia e Sigurisë do të jetë Universitet! Merr akreditimin për 5 vitet e ardhshme
27 Shkurt, 22:22
-
Policia e Shtetit hap aplikimet për 300 vende pune: Ja kriteret që duhet të përmbushni
24 Shkurt, 13:32