Veprimet e dyshimta të informatorit të Rinasit, si ja 'serviri' grabitësve valixhet me paratë e bankave

Hasan Kanaci është kapur nga kamerat teksa është në pistë pranë avionit tiranë ienë ku do të ngarkoheshin bagazhet. nga veprimet ka shkelje të procedurës që ka qenë e miratuar. hetuesit shprehen se është faktuar një veprim i dyshimtë i 9 prillit, në momentin e ngarkimit tq bagazheve vlerat monetare sipas procedurës vendosen të fundit, në 1-2 minuta dhe dera mbyllet menjëherë.

Hasan Kanaci i arrestuar së fundi dhe i lënë në masë arresti me burg me dyshimin se është personi që ka informuar nga brenda aeroportit, grupin e grabitësve të 9 prillit në Rinas, ka bërë qëllimisht veprime që kanë lehtësuar autorët të marrin 4.6 milionë euro, vlera monetare të bankave të nivelit të dytë.

Gazetari i Report Tv, Arsen Rusta raporton se Hasan Kanaci më 9 prill është filmuar nga kamerat e sigurisë teksa ndodhet në pistën e avionit. Ai ishte me post shef i kargos, dhe me qëllim ditën e grabitjes ka shkelur procedurën, duke ndryshuar radhën e ngarkesave për në barkun e avionit Tiranë-Vienë. Sipas procedurës, vlerat monetare janë të fundit që vihen, pas bagazheve të pasagjerëve, dhe më tej bëhet në pak minuta edhe mbyllja e derës së avionit. Por më 9 prill, pamjet tregojnë se në fillim futen disa valixhe qytetarësh, më tej futen thasët me para, dera rri hapur gjatë, dhe më tej afrohet një ngarkesë sërish me valixhe të pasagjerëve. Ky moment është shfrytëzuar nga grabitësit, pesë personat që u dutën në pistë me një furgon me mbishkrimin "Hetimi Tatimor" dhe realizuan grabitjen spektakolare.

Prokuroria për Krime të Rënda ka nisur hetimin pasuror për Hasan Kanacin, të cilit ditën e arrestimit ju sekuestruan 100 mijë euro, për të cilat ai pretendon se i ka përfituar nga shitja e disqa pronave.

Pak metra larg aeroportit në Tapizë u vra Admir Murataj, organizator i grabitjes, i kërkuar për një sërë grabitjesh të tjera. Grupi thuajse është shkatërruar falë dëshmisë së të penduarit Alkond Bengasi, por sërish ka bashkëpunëtorë që nuk janë vënë në pranga. Ndërkohë Krimet e Rënda i kanë kërkuar Interpol të shpallë në kërkim ndërkombëtar për të dytën herë Klement Çalën, personin që dyshohet se në bashkëpunim me Admir Muratajn drejtonin grupit e grabitësve.

G.M./b.ha./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja