Presidenti i Zimbabves Robert Mugabe ka rimbledhur parlamentin vetëm për të rilexuar fjalimin e duhur. Një veprim komik ky për 91-vjeçarin i cili dje bëri një gafë trashanike në parlament pasi lexoi fjalim që e kishte lexuar një muaj më parë dhe që i drejtohej kombit jo parlamentit.

Shumë u çuditën për fjalimin që ai rilexoi duke e konsideruar si të lajthitur duke vënë në pikëpyetje gjendjen e tij mendore. Fjalimi gabuar i 91-vjeçarit Mugabe zgjati rreth 30 minuta, ndërsa ligjvënësit e mazhorancës ndiheshin në siklet.

 “Ka pasur një ngatërresë, që solli një situatë ku presidenti mbajti fjalimin e gabuar”, tha zëdhënësi i presidentit, George Charamba në një deklaratë, ku fajësoi zyrën e sekretarisë për gabimin.

91-vjecari e drejton Zimbabven prej 35 vitesh mirpo shumë njerëz mendojnë së është koha që ai të largohet.


Redaksia Online
( b.h/Shqiptarja.com )