Verë në Epidam, shumë gjini arti
në një festival që ndez Durrësin

Verë në Epidam, shumë gjini arti<br />në një festival që ndez Durrësin
“Verë në Epidamn-Festivali i Muzave të artit”, do të vijojë edhe për dy ditë të tjera në Amfiteatrin e Durrësit. Ky festival i organizuar nga shoqata “Eja në Teatër”, me mbështetjen e Ministrisë së Kulturës, ka mbledhur për më shumë se një javë artistë të njohur shqiptarë dhe të huaj. Premiera, shfaqje teatrore, filma të ndryshëm, modë dhe muzikë kanë krijuar në amfiteatrin e Durrësit një atmosphere të veçantë në këtë sezon vere.

Organizatorët kanë gërshetuar në këtë festival shumë gjini të artit si filmi, teatri, fotografia, vallëzimi, baleti dhe moda. 

Amfiteatri Romak i Durrësit, ndërtuar në fillim të shek. II -të e.s., është një nga amfiteatrot më të mëdhenj të Gadishullit Ballkanik. Në mjediset e tij, të cilat mund të mbanin deri në 20.000 njerëz, janë zhvilluar performanca të ndryshme deri në shek. IV-t e.s.

Për t’u veçuar në aktivitetet artistike të përcaktuara në kalendarin e këtij eventi ishte vënia në skenë mbrëmjen e 11 gushtit e komedisë “Një jetë me ty”, me autorë dhe regjisorë Erion Kame.

Po ashtu mbrëmjet e 12, 13 dhe 14 gushtit u ngjit në skenë komedia e Plautit “Binjakët”, si premierë e teatrit të qytetit të Durrësit, “Aleksandër Moisiu” me regji të Driada Dervishit.

Ndërsa me 16 gusht u shfaq në këtë festival cikli “Muzat e Epidamnit”, i realizuar nga regjisorja Adelina Muça. Brenda natyrës së këtij festivali, u përfshinë edhe edhe shfaqjet në Galerinë e amfiteatrit, të filmit “Epidamn” dhe disa filma të shkurtër dhe dy dokumentarët “Buka” me skenar e regji të Blerta Kelmendit, “Ana” me skenar dhe regji të Arjola Daja, “Mëngë këmishe”, me skenar e regji të Suela Bakos, “Humanisti i heshtur”, shfaqet premierë me skenar e regji të Merita Çoçolit, “Dinastia Tedeschini”, me skenar të Rovena Rrozhani, Vali Qyrfyci dhe regji të Anila Varfit.

Orqanizatorët e festivalit njoftojnë se më 20 gusht, ditën e fundit të eventit, në hyrjen e Amfiteatrit për të sensibilizuar, por dhe për të parë punë unike në fotografi, të përfshira në publikime ndërkombëtare, – do të hapet ekspozita fotografike e artistes Soela Zani, në bashkëpunim me “Down Syndrome Albania”, në titullin “Edhe unë jam një vepër arti”.

Redaksia Online
XH.K/shqiptarja.com 

  • Sondazhi i ditës:

    Ku po i kaloni pushimet e verës?



×

Lajmi i fundit

Ben Andoni: Kundërshtari i PD-së s’është Rama por ndryshimi?!

Ben Andoni: Kundërshtari i PD-së s’është Rama por ndryshimi?!