“Beltoja dhe Kosmaçi, dy fshatra si oaze paqeje” ky është titulli i reportazhit i emisionit ‘Veri Jug’ transmetuar sot në Report Tv.

Beltojë gazetari Agim Pipa u prit nga dom Mark Pashkja, bariu i grigjës njerëzore që thotë se tre fshatrat ku ai shërben, janë fshatra që i mbajnë të lidhura shpirtërisht mardhëniet mes njerëzve.

Në fshatin Kosmaç, ai ndaloi në fermën e vogël të bujkut Ded Jera, i cili, pas kthimit nga emigrimi ka investuar për ngritjen e disa serave në tokat e familjes.

Emisioni “Veri Jug’ vjen çdo të dielë premierë, ora 13.30 në Report Tv.

Shikoni video e reportazhit

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 14:56
Fermerët të braktisur edhe në Kosmaç, gruri e misri po mbillen më pak në tokat e fshatit

 

Ded Jera, fermer i vogël në fshatin Kosmaç, i kthyer nga emigrimi, ka investuar për ngrirjen e disa serave në tokat e familjes.

Por ai thotë se tregu është shumë i egër ndaj prodhimeve vendase dhe se gruri e misri sa vijnë e mbillen gjithnjë e më pak në tokat e fshatit.

Shikoni videon e reportazhit ‘Veri Jug’ të gazetarit Agim Pipa

Ora 14:55
Fshati ndërton minimuze për martirin Dom Mikel Beltoja, pushkatuar nga regjimi komunist

 

Në fshatin Beltojë, disa kilometra larg Shkodrës, famullia e këtij fshati dhe banorët e saj kanë ngritur një minimuze për martirin Dom Mikel Beltoja, pushkatuar nga regjimi komunist.

Në famulli janë objekte dhe imazhe nga ky minimuze të ngritur në kuadrin e zhvillimit të turizmit historik dhe kulturor.

Shikoni videon e reportazhit ‘Veri Jug’ të gazetarit Agim Pipa