‘Veri Jug’ në Qafë Shtamë! Jeta në fshat dhe mesazhi i blegtorit për të rinjtë: Kthehuni dhe punoni tokat e familjeve

Veri Jug ju sjell për herë të parë një nga perlat e natyrës shqiptare, Qafë Shtamën, 1700 metra mbi nivelin e detit dhe jetën në fshatrat e saj.

Personazh i reportazhit është blegtori Ramazan Pula me dhitë e tij të trashëguara brez pas brezi, që vjen me një mesazh për të rinjtë: mos e braktisni tokën dhe fshatin, kthehuni dhe punojini tokat e familjeve tuaja.

Më pas disa nga shqetësimet e pushuesve në Parkun e Qaf Shtamës.

Ndiqni reportazhin “Qafë Shtamë, verë 2024” nën moderimin e gazetarit Agim Pipa.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 14:12
VIDEOLAJM/ Veri Jug në Qafë Shtamë, dhitë e trashëguara në familjen Pula

Ramazan Pula, banor në fshatin Cudhi, thotë se në familjen e tij dhitë nuk janë hequr asnjëherë, brez pas brezi dhe se ai ka qenë bari I vogël qysh në moshën 7 vjecare.

Aktualisht ai ka 80 dhi, me të cilat mban sëbashku me djalin ekonominë e familjes.

SI.E./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Një nga ne/ 'Ndenja 16 vite vetëm', prek i moshuari: Ndjeva një boshllëk, më mirë në azil me shokë

Një nga ne/ 'Ndenja 16 vite vetëm', prek i moshuari: Ndjeva një boshllëk, më mirë në azil me shokë