Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale ka publikuar këtë të premte listat mbi rezultatet e verifikimit të kandidatëve që kanë aplikuar dhe janë kualifikuar në fazën tjetër, për të marrë pjesë në testimin që do të zhvillohet për profesione të shkencave të mjekësisë, sipas profileve dhe rretheve.
Janë shpallur vendi i konkurrimit për të gjithë kandidatët për infermierë dhe staf në fushën e mjekësisë. Sipas njoftimit mësohet se nga verifikimi i bërë paraprak kandidatët e kualifikuar, do të zhvillojnë testimin në Godinën e Lëndeve Paraklinike (pas spitalit infektiv) Qendra Spitalore Universitare “Nënë Tereza” Tiranë, për të gjithë kandidatët, për të gjitha qarqet.
Ndërkohë, datat dhe orari sipas qarqeve dhe profileve do të jenë si më poshtë:
Qarku Shkodër, Qarku Kukës, Qarku Lezhë, Qarku Tiranë, Qarku Durrës dhe Qarku Dibër profili Infermieri datë 9 shkurt 2019, ora 12.00.
Qarku Elbasan, Qarku Korçë, Qarku Berat, Qarku Fier, Qarku Vlorë dhe Qarku Gjirokastër profili Infermieri datë 10 shkurt 2019, ora 12.00.
Qarku Shkodër, Qarku Kukës, Qarku Lezhë, Qarku Tiranë, Qarku Durrës dhe Qarku Dibër profilet Mami, Teknik laboratori, Teknik imazherie, Fizioterapist datë 16 shkurt, ora 12.00.
Qarku Elbasan, Qarku Korçë, Qarku Berat, Qarku Fier, Qarku Vlorë dhe Qarku Gjirokastër profilet Mami, Teknik laboratori, Teknik imazherie, Fizioterapist datë 17 shkurt, ora 12.00.
Komente


Habitem me ata infermier që e kanë diplomën me djersë, si qëndroni akoma Në Shqipëri?? Gjermania lutet për infermier, po ashtu dhe Norvegjia i kërkon me qiri me Rrogë 3800€ në muaj,
PërgjigjuCjane keto konkurse, a kane mare license nga dhkollat?
Përgjigju