‘Mbjelljet e pranverës në fshatin Rrotull’ Reportazhi i Veri-Jug në Gjirin e Lalzit: Bujqësia drejt rënies së lirë

Emisioni "Veri-Jug' udhëtoi sot drejt Gjirit të Lalzit në fshatin Rrotull ku kanë nisur mbjelljet e pranverës. 

Personazhe të reportazhit të gazetarit Agim Pipa janë traktoristi Besim Cani dhe bujku Indrit Totri.

Bashkë do të mbjellin 2 dynym tokë fasule. Tregojnë për vështirësinë me mbjelljen e farës se fasulës në arat e familjes, marrja me qira e traktorit në pamundësi të pasjes së një mjeti bujqësor për familjen.

"2 dynym tokë me fasule. Presim të marrim s’kemi të sigurtë as tregtinë. Do mundohemi ta shesim nëse jo do e falim” thotë ai. 

Traktoristi Cani tregon se bujqësia në fshat është në rënie të lirë për shkak të kostove të larta të farërave të grurit, misrit, fasules; për shkak të kostos së lartë të plehrave kimike dhe bllokimit të prodhimeve vendase që kërcënohen vazhdimisht nga prodhimet e importit.

Bëjnë dhe një krahasim me vite më parë në kohën e diktaturës.

"Çmimet ishin më lirë. Njerëzit punonin dy herë tokë. Mekanika ishte më e dobët por prodhimi ishte më shumë, ndërsa tani mekanika më e fuqishme por prodhimi është më i dobët" thotë Cani.


Familja Totri ka në pronësi disa dynym tokë për të cilat bujku thotë se nuk përfiton subvencione nga ana e shtetit: as për marjen me qira të traktorit dhe kombajnave korrëse, as karburant që të kompesojë pagesëm e traktoristit, as për farërat që vijnë në dogana me çmime shumë të larta dhe të pakontrolluara.

"Edhe 1 vit 2 e nuk ka më. Do të ikim. Nëse nuk na nbështesim"  

Grupi i xhirimit ndalon dhe në oborrin e familjes Totri të takohet me familjarët e tjerë. Babai i Indritit thotë se dikur, në vitet '60, ata kanë jetuar në një kasolle ndërtuar me tulla balte që sot është kthyer në një stallë për bagëtitë e familjes. Baze e ekonomisë sot janë 3 lopë dhe disa pula. 

Reportazhi 'Veri Jug' transmetohet  Premiere çdo të dielë ora 13.30 në Report Tv.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 14:45
'Veri Jug' - 'Bujqësia drejt rënies së lirë!' Çmimet e importit po çojnë bujkun drejt falimentit

Fermeri i vogël Agim Cani në fshatin Rrotull, thotë se bujqit dhe fermerët ndjehen të braktisur nga shteti. Vitin e kaluar, thotë ai, pjesa dërrmuese e bujqve dhe traktoristëve nuk e morën karburantin sipas premtimit. Çmimet e produkteve bujqësore që vijnë nga importi janë më të ulta se ato të prodhimeve vendase dhe kjo gjë po i çon bujqit dhe fermerët drejt falimentit.

M.Q./E.H/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Dyndje për festat! 'Bien' linjat ajrore amerikane, bllokohen mijëra fluturime

Dyndje për festat! 'Bien' linjat ajrore amerikane, bllokohen mijëra fluturime