Verilindja e përfshirë nga mjegulla e ngricat
Kukësi pa ujë

Verilindja e përfshirë nga mjegulla e ngricat<br />Kukësi pa ujë
Prej më shumë se një muaji mjegulla vazhdon të jetë e gjithëpushtetshme në zonën verilindore. Cdo ditë deri në në mesditë rënia e mjegullës vështirëson ndjeshëm vazhdimin normal të punëve, veçanërisht në sektorin e ndërtimit, ndërkohë që vazhdon mungesa e reshjeve, gjë e rrallë për këtë periudhë. Mungesa e reshjeve ka sjellë edhe rënien e ndjeshme të nivelit të liqenit të Fierzës. Në kushtet kur prurjet e ujit nga dy Drinat janë vetëm afro 35 metër kub ujë. Kjo ka sjellë edhe mungesën e ujit të pijshëm në qytetin e Kukësit dhe fshatrat përreth tij. Aktualisht konsumatorët furnizohen vetëm 2 – 3 orë në ditë, ndërsa katet e larta të pallateve nuk furnizohen edhe për ditë me radhë. Ndërkohë që mjegulla është bërë burim aksidentesh në këtë pjesë të rrugës.Lëvizja në këto akse rrugore kryhet vetëm në orët e mesditës, kur edhe shtresa e akullit nis të shkrijë. Megjithatë policia rrugore ka filluar të marrë masa për shmangien sa më shumë të aksidenteve duke përforcuar shërbimet rrugore veçanërisht në autostradë. Burime të policisë rrugore thonë se i është kërkuar drejtuesve të mjeteve të lëvizin gjithnjë me drita të ndezura, por edhe me shpejtësi të ulët për t’iu shmangur ndonjë përplasjeje, pasi shikimi në kushtet e mjegullës është mjaft i dobët.

  • Sondazhi i ditës:

    FSHF rinovon kontratën me trajnerin e Kombëtares Sylvinho, a jeni dakord?



×

Lajmi i fundit

Reforma Zgjedhore, Alibeaj: Po i japin Ramës mandatin e katërt në tavolinë! Të tjerët duan të ruajnë ndonjë karrige

Reforma Zgjedhore, Alibeaj: Po i japin Ramës mandatin e katërt në tavolinë! Të tjerët duan të ruajnë ndonjë karrige