Veriu i bllokuar prej dhjetë ditësh! Kosova dhe Serbia takohen në Bruksel për diskutime

Veriu i bllokuar prej dhjetë ditësh! Kosova dhe Serbia takohen në Bruksel për diskutime

Prej dhjetë ditësh rrugët që çojnë për në pikat kufitare Jarinjë e Bërnjak, janë të bllokuara nga qytetarët serbë, të cilët po kundërshtojnë vendimin e Qeverisë së Kosovës për reciprocitetin e targave. Ata kanë bllokuar rrugët me kamionë dhe vetura ndërkohë që kanë vendosur edhe tenda për të qëndruar aty. Mediat në Kosovë raportojnë se këtë të mërkurë janë vendosur edhe tre kamionë me zhavor, duke vështirësuar qarkullimin në atë zonë.  Barrikadat e reja janë vendosur përtej urës mbi Liqenin e Ujmanit. Po ashtu në mëngjes është parë numër më i madh protestuesish.

Ditën e sotme Kosova dhe Serbia do të takohen në Bruksel pas situatës së krijuar në very, por që ende nuk është e sigurte se cili do të jetë roli i zyrtarit të lartë të Departamentit të Shtetit amerikan, Gabriel Escobar.

Kjo, meqë nga Ambasada e SHBA-së në Prishtinë është konfirmuar që ai do të marrë pjesë në diskutime, derisa nga Brukseli kanë thënë se në diskutime janë vetëm tre palë Kosova, Serbia dhe BE dhe se të tjerët e mbështesin dialogun vetëm nga jashtë.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 14:47
Kina për Kosovën: Veprimet e njëanshme s’janë në interes të paqes

Kina i kushton vëmendje të posaçme “situatës së tensionuar” në veri të Kosovës dhe konsideron se “veprimet e ndërmarra në mënyrë të njëanshme nuk janë në interes të paqes dhe stabilitetit në rajon”, u tha pas takimit të presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuçiq, me ambasadoren e Kinës në Beograd, Chen Bo.

Sipas një deklarate të lëshuar nga Presidenca e Serbisë, ambasadorja Chen përcolli qëndrimin zyrtar të palës kineze se “bashkësia ndërkombëtare duhet t’i trajtojë të gjitha palët në mënyrë të barabartë, pasi standardet e dyfishta nuk ndihmojnë në zgjidhjen e problemit”.

“Pala kineze respekton sovranitetin dhe integritetin territorial të Serbisë sa i përket çështjes së Kosovës dhe kupton dhe mbështet kërkesat legjitime të Serbisë, përfshirë ato për mbrojtjen e sigurisë dhe të drejtave ligjore të popullit serb në Kosovë”, citohet të ketë thënë Chen.

Vuçiq, thuhet në deklaratë, e falënderoi atë dhe shtetin kinez për mbështetjen që i ofrojnë Serbisë në çështjen e Kosovës.

Qysh më 20 shtator, serbët në veri të Kosovës kanë bllokuar vendkalimet kufitare Jarinjë dhe Bërnjak, që ndodhen në këtë zonë, në shenjë kundërshtimi ndaj vendimit të Qeverisë së Kosovës për të vendosur masa reciprociteti mbi targat e automjeteve të Serbisë.

Me vendimin e Qeverisë, të gjitha automjetet nga Serbia që hyjnë në Kosovë, duhet të pajisen me targa të përkohshme.

Në vendkalimet kufitare është vendosur edhe njësia speciale e Policisë së Kosovës.

Përfaqësuesit e Serbisë e akuzojnë Kosovën për shkeljen e dispozitave të Marrëveshjes së Brukselit për lëvizje të lirë.

Përfaqësuesit e Kosovës thonë se po veprojnë në përputhje me Marrëveshjen.

Masa të ngjashme ndaj makinave me targa të Kosovës, Serbia është duke zbatuar tash e sa vite.

Për shkak të situatës në veri të Kosovës, ushtria serbe është vendosur në gjendje gatishmërie dhe avionët e saj luftarakë kanë fluturuar pranë bllokadave në veri në disa raste gjatë ditëve të fundit./REL

Ora 11:19
Situata e tensionuar në veri të Kosovës, Lajçak takon veçmas Bislimin e Petkoviç, diskutimet do të vazhdojnë gjatë ditës

I dërguari i BE-së për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajcak ka njoftuar se ka pasur dy takime të ndara me kryenegociatorët Besnik Bislimi dhe Petar Petkoviç.  Diplomati sllovak përmes një postimi në Twitter ka shkruar se me kryenegociatorët ka diskutuar veçmas për parë sesi mund të zgjidhet kriza e tanishme.

“Këtë mëngjes, pata dy takime të ndara me Kryenegociatorët e Kosovës dhe Serbisë për të diskutuar mënyrat për të zgjidhur krizën aktuale. Ne do të vazhdojmë diskutimet tona gjatë gjithë ditës”, ka shkruar Lajcak.

Gjithashtu, sot në Bruksel, Zëvendësndihmës sekretari amerikan për Çështje të Evropës dhe Euroazisë, Gabriel Escobar, u takua me zëvendëskryeministrin e Kosovës, Besnik Bislimi dhe me shefin e zyrës për Kosovën në Qeverinë e Serbisë, Petar Petkoviç. .

Ora 11:14
Escobar takon Bislimin dhe Petkoviç në Bruksel, mbështet BE për gjetjen e një zgjidhjeje! I dërguari i DASH për Ballkani: Tensionet janë shumë të larta, duhen ulur

Serbia-scaled-1-600x360 (2).jpg" style="height:468px; width:780px" />

Zëvendës ndihmës sekretari amerikan për Çështje të Evropës dhe Euroazisë, Gabriel Escobar, të mërkurën u takua në Bruksel me zëvendëskryeministrin e Kosovës, Besnik Bislimi dhe me shefin e zyrës për Kosovën në Qeverinë e Serbisë, Petar Petkoviç.

Escobar, që njëherësh është i dërguar i Departamentit amerikan të Shtetit për Ballkanin Perëndimor, tha se ai po mbështet përpjekjet e Bashkimit Evropian për të gjetur një zgjidhje për situatën e krijuar në veri të Kosovës.

“Prioritet numër një është që të ulen tensionet. Ato janë shumë të larta tash dhe duhet të ulen menjëherë”, tha Escobar.

Zyrtari amerikan tha se duhet që urgjentisht të gjendet zgjidhje për çështjen e targave të automjeteve dhe që palët t’i kthehen dialogut, përmes të cilit do të zgjidhen çështjet e hapura.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja