MITROVICE- Gara për balotazh në katër komunat veriore të Kosovës, pritet të ndiqet nga një numër i madh i forcave të policisë vendore dhe të huaja, si dhe atyre paqeruajtëse. Lehtësuesit e procesit atje nga misioni i OSBE-së në Kosovë, thonë se presin garanci nga këta faktorë për mbarëvajtjen e procesit.
Kosova më 1 dhjetor do të mësojë nëse është e aftë të jetë pjesë e së ardhmes europiane dhe për këtë sfidë, planet e sigurisë sërish po vihen në sprovë, kur bëhet fjalë për organizimin e zgjedhjeve në katër komunat veriore.
Formulim të tillë ka bërë Qeveria e Kosovës kur ka paraqitur para opinionit vlerësimet që po jep faktori ndërkombëtar se sa e rëndësishme është që procesi zgjedhor të jetë i qetë gjithandej vendit, e në veçanti në veri, ku për herë të parë Prishtina shtriu këtë proces.
Policia e Kosovës si intervenuesi i parë në vendngjarje, thotë të ketë vendosur të shtojë numrat e forcave të rendit në ditën kur zhvillohet gara në balotazh e kandidatëve për kryetarët e katër komunave veriore, Zveçanit, Zubin Potokut, Leposaviqit dhe Mitrovicës së Veriut.
Votimet e 3 nëntorit në këtë zonë të banuar me shumicë serbe, u ndërprenë para kohe, pas një sulmi që ndodhi në qendrën e votimit në shkollën fillorë “Shën Sava” në veri të Mitrovicës.
Zëdhënësi i OSBE-së, Nikolla Gaon, thotë se edhe këtë herë ecuria në ditën e zgjedhjeve, varet nga policia.
Situata në veri të Mitrovicës vazhdon të jetë e tensionuar prej muajsh.
Misioni europian për sundimi të ligjit në Kosovë - EULEX thotë të ketë analizuar veprimet dhe reagimet në terren pas planit operativ dhe se po bëhet gati për balotazhin.
Kryeministri i Kosovës, Hashim Thaçi ka thënë të premten se mbarëvajtja e zgjedhjeve në veri të vendit, është vlerësuar lart nga perëndimi dhe se i njëjti vlerësim i duhet edhe më 1 dhjetor, sepse kjo do të dëshmojë se vendi “e ka dhënë testin europian”.
Marrë nga "Radio Evropa e Lirë"
Redaksia Online
(e.s/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com