Situata në veri të Kosovës dhe tensionet ku është përfshirë politika atje ishte kryefjala e Presidenti i Republikës së Shqipërisë Bajram Begaj në konferencë me homologen Nataša Pirc Musar në Slloveni.
Presidenti shqiptar tha se çdo çështje e vjetër apo e re në rajon duhet të zgjidhet përmes dialogut.
“Shqipëria është promovuese e paqes, stabilitetit, sigurisë në rajon. Për fat të keq, situata në veriun e Kosovës na tregon se stabiliteti është shumë i rëndësishëm. Politika për deeskalim është politikë e ditës që i shërben pol për të kaluar zgjedhjet e radhës, po jo vendit.”- tha Begaj.
Ndërsa homologia sllovene u shpreh se rajon nuk do të ketë paqe nëse kjo çështje nuk rregullohet.
“Nuk jemi të kënaqur me ato që po ndodhin atje. Mendoj se jemi në të njëjtin rrugëtim, se nëse do të vazhdohet kështu nuk është mirë për shtetet. Nëse çështja nuk rregullohet, nuk do të kemi paqe në këtë rajon. Ka eskaluar deri në atë shkallë sa ne kemi dëgjuar për lëvizjet e forcave ushtarake dhe retorike të ashpër nga të dyja vendet. Sa më parë duhet të miratohet dhe respektohet marrëveshje e nënshkruar për komunat serbe dhe premtimi i Serbisë që nuk do ta pengojë rrugëtimin e Kosovës drejt Europës.”-thotë homologia sllovene.
Ndërkohë këtë të enjte në Kuvendin e Kosovës politikanët kanë kaluar në një tjetër nivel reagimi ku janë shfaqur në një sherr masiv fizik në foltoren e Kuvendit teksa aty fliste kryeministri Albin Kurti.