Banorët e Vermoshit në Malësinë e madhe janë ngritur në protestë ditën e sotme pasi Inspektoriati Ndërtimor i Bashkisë ka prishur shtëpinë e heroit të Shkodërs, Prek Cali.

Sipas banorëve ky është një turp kombëtarë.

“Me shembjen e ndërtimit na kanë vrarë për të dytën here! Nuk e kuptojmë kush e ka dhënë këtë urdhër!!! Turp kombëtar”, janë shprehur banorët.

Shembja e shtëpisë së heroit vjen me pretendimin se nuk ka leje ndërtimi, ndërsa ndërtimi i shtëpisë së Calit është bërë nga paratë e diasporës në Amerikë. 

[gallery]23899[/gallery]

Redaksia Online
J.Sh Shqiptarja.com