Themeluar rreth 40 vite më parë, shtëpia e modës “Versace” së hpejti do të jetë në duart e pronarëve të markës amerikane “Michael Kors”. Lajmi bëhet i ditur nga “Reuters”, sipas të cilit tre burime kanë konfirmuar shitjen e bërë.
Ditën e hënë zëvendës presidentja Donatella Versace firmosi marrëveshjen me brandin amerikan Michael Kors për $2 miliardë. E ndërsa të martën Donatella së bashku me drejtoreshën artistike njoftuan të gjithë stafin për akt-shitjen e firmosur.
Aksionerët e Versace janë dy: 80% të aksineve i zotërojnë familja Versace, e ndërsa pjesën tjetër grupi amerikan Blackstone. Michael Kors ka blerë disa brande mode kohët e fundit duke përfshirë Jimmy Choo. Dy market e njohura Versace dhe Michael Kors, nuk kanë pranuar të prononcohen për asnjë media. Shtëpia italine e modës u themelua nga Gianni Versace 40 vite më pare.

Komente

