'Fenomeni Versace' në Maqedoninë e Veriut, shqiptari i fiksuar pas markës së njohur! Nga pllakat e tualetit deri te enët e kuzhinës mbajnë logon e firmës

'Fenomeni Versace' në Maqedoninë e Veriut, shqiptari i fiksuar pas markës së njohur! Nga pllakat e tualetit deri te enët e kuzhinës mbajnë logon e firmës

Shenki Maslani

Shenki Maslani, një shqiptar 30 vjeçar i cili jeton në Maqedoninë e Veriut është aq i fiksuar pas markës së veshjeve luksoze, të krijuar nga Gianni Versace, sa logoja e markës së famshme gjendet absolutisht në gjithçka që zotëron, duke filluar nga shtëpia, makinat, rrobat dhe enët e kuzhinës së tij. Praktikisht, të gjitha gjërat që i përkasin ose janë të shkruara me emrin e kompanisë ose mbajnë logon emblematike në formën e një kandili deti.

"Duke filluar nga shtëpia dhe makinat, pishina, veshjet dhe aksesorët, te qilimat, çarçafët dhe madje edhe lëkura e tij, rreth Shenki-t nuk ka asgjë që nuk mban markën Versace", shkruan “The Sun” .

Jeta ime është "Versace"

Shqiptari Shenki Maslani, një shitës makinash, u bë i njohur për pasionin e tij ekstrem për markën e famshme italiane “Versace”. Shqiptari thotë se ra në dashuri me markën italiane në vitin 2009 dhe shtatë vitet e fundit i kaloi duke u rrethuar me gjëra që mbanin shenjat e kompanisë, duke investuar rreth 1 milion dollarë në këtë 'fiksim'. 

“Fillova të blej rroba Versace, më pas printova markën në gjithçka në shtëpinë time. Nga pllakat në banjë e deri te çarçafët në krevat. Kam shënuar makinat e mia, pishinën, shtëpinë, madje edhe pllakat e kuzhinës, bizhuteritë, kozmetikën, shtratin, qilimat dhe blindat. Nuk ka asgjë në shtëpinë time që nuk mban markë. Edhe pjatat nga të cilat ha unë kanë shenjën Versace mbi to. Jeta ime është Versace. Po jetoj ëndrrën time Versace dhe nuk pendohem që kam paguar 188 euro për të brendshmet e mia Versace apo 45 euro për çorapet Versace”, tha shqiptari.

Ai planifikon të ndryshojë emrin e tij në Versace dhe të hapë një kafene me emrin "Versace".

Shenki thotë se vazhdimisht merr kërkesa për intervista nga televizionet  vendas që duan të vijnë dhe të filmojnë shtëpinë e tij unike, por ai nuk ka pranuar deri më tani për arsyen e thjeshtë se është shumë i zënë me biznesin e tij. Është e sigurt se kjo temë është me interes për mediat, sepse të gjithë ata që e vizituan shtëpinë e tij u befasuan.

Për më tepër, njeriu, i cili disa vite më parë e quajti veten "Shenki Versace", dëshiron të ndryshojë zyrtarisht emrin e tij në të ardhmen dhe të hapë një kafene Versace në Shkup, në hapjen e së cilës planifikon të ftojë edhe trashëgimtarin e perandorisë Versace.

“Jam i sigurt se vendi do të jetë një atraksion i vërtetë dhe ata planifikojnë të sjellin Donatella Versace në hapje. Shpresoj që të vijë”, tha me optimizëm Shenki.

S.C/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • SHEQERKA: 16/11/2022 09:48

    KUR JE FSHATAR DHE DON QE TA DI GJITHE DYNJAJA...

    Përgjigju
    • Agjenti: 16/11/2022 13:01

      Hahahahahah tamam

  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Fier, neglizhuan mjekimin e pacientit dy vjet para, pezullohen 3 mjekët (EMRAT)

Fier, neglizhuan mjekimin e pacientit dy vjet para, pezullohen 3 mjekët (EMRAT)