Më 14 mars 2016, të hënën do të transmetohet versioni final i këngës shqiptare në Eurosong Contest 2016. Kënga titullohet “Fairytale love” dhe këndohet nga Eneda Tarifa, ndërsa menjëherë pas transmetimit do të bëhet publike edhe në kanalet youtube dhe atë zyrtar të Eurovizionit.
Tarifa fitoi festivalin e TVSH-së dhe do të përfaqësojë Shqipërinë në muajin maj në Stokholm. “Fairytale love” është një kompozim dhe poezi Olsa Toqi, kënga është një përzierje e muzikës moderne me folklorin shqiptar. Kënga vjen në dy versione, në Anglisht dhe Shqip por në Eurovizion kënga do të këndohet në anglisht.
Tashmë versioni anglisht është gati dhe se është rregjistruar në një studio prestigjoze në Londër "Woodstock Sudios".
Kjo është pjesmarrja e 13-të për Shqipërinë. Këtë vit, Eurovizioni do të zhvillohet në Stokholm të Suedisë pas fitores me këngëtarin Måns Zelmerlöw dhe këngën "Heroes" në Vienë 2015. Eurovizioni zhvillohet më datë 10, 12 & 14 Maj - Shqipëria merr pjesë në gjysëmfinalen e dytë, atë të datës 12 Maj.
Redaksia Online
Shqiptarja.com
/Shqiptarja.com