'Verstappen i pamëshirshëm', zyrtari i FIA: Kërkon t'i 'shkatërrojë' kundërshtarët

'Verstappen i pamëshirshëm', zyrtari i FIA: Kërkon t'i 'shkatërrojë' kundërshtarët

Max Verstappen

Max Verstappen e ka nisur mirë sezonin e ri në Formula 1, duke fituar dy nga tre garat e para të sezonit. Piloti i Red Bull është kampioni në fuqi i garave të shpejtësisë me makina, me 25-vjeçarin që ka një ego të madhe në garë. Diçka të tillë e ka konfimruar edhe Tom Clarckson, zyrtari i Federatës Ndërkombëtare të Automobilizmit (FIA). Sipas tij, Max kërkon që t'i 'shkatërrojë' kundërshtarët, me pilotin që është në rrugë të mbarë për të mbajtur fronin e kampionit edhe këtë sezon në Formula 1.

“Verstappen në këtë sezon është shumë i shpejtë dhe kjo është e dukshme. Unë nuk kam njohur kurrë një pilot aq të uritur për sukses sa Verstappen. Uria për sukses është shumë e rëndësishme në Formula 1, lidhet me mentalitetin. Ky është çelësi për mua dhe në këtë pikë Verstappen është i ngjashëm me Sennan apo Schumacher. Janë njerëz të cilët kanë fituar shumë në këtë sport", tha fillimisht Clarckson.

Më pas zyrtari i FIA foli edhe për mentalitetin që duhet për të dalë kampion në një sport si Formula 1.

"Në pistë, Verstappen është i pamëshirshëm. E di që shumë njerëz e kanë të vështirë ta kuptojnë këtë sepse në jetën e përditshme diçka e tillë quhet egoizëm dhe është diçka jo fort e bukur, por kur vjen puna te një sport, atëherë është thelbësore që të marrësh maksimumin dhe të mos i lejosh të tjerët të të afrohen", tha mes të tjerash zyrtari i FIA.

Max Verstappen

S.Dh/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Si ka qene per ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

I mori 8 mln lekë pacientes me COVID, Gjykata dënon me 4 vite burg për mashtrim sanitaren (EMRI)

I mori 8 mln lekë pacientes me COVID, Gjykata dënon me 4 vite burg për mashtrim sanitaren (EMRI)