Verstappen kërkon fitoren në Monte Carlo: I di sekretet për të triumfuar në atë pistë
Max Verstappen në dyluftim
Max Verstappen është gati për të marrë fitoren e radhës në Formula 1 dhe për të mbajtur kryesimin e renditjes për pilotë. Sportisti i Red Bull do kërkojë një tjetër sukses, këtë herë në pistën qytetase të Monte Carlos.
Shtyrja e garës në Imola të Italisë për shkak të përmbytjeve, ka bërë që Formula 1 të mos zhvillojë aktivitetin fundjavën e shkuar. Tanimë në pistën qytetase të Monte Carlos, gjithçka mund të vendoset edhe nga provat, pasi në një pistë të tillë është e vështirë të parakalosh.
“E dimë që në Monte Carlo është shumë e rëndësishme të arrish një kohë të mirë në provat zyrtare. Ne do të përpiqemi të jemi më të mirët ditën e shtunë dhe më pas të menaxhojmë rezultatin të dielën. Një pistë e ngushtë, ku parakalimet janë të vështira, ndaj gjithçka do të venedoset të shtunën”, tha Max Verstappen, piloti i Red Bull.
Verstappen foli edhe për strategjinë që skuderia e tij do duhet të përdorë në një pistë me specifika të veçanta.
"Nuk ka për të qenë e lehtë të realizosh një xhiro të mirë, pasi këtu në dy sezonet e fundit ka fluturuar Ferrari me Charles Leclerc. Gjithashtu, strategjia do të ndikojë në këtë garë, pasi mund të bëjmë një garë ndryshe nga rivalët. Kjo është një garë e shtëpisë për mua, pasi jetoj këtu, ndaj do të kem mjaft tifozë që nuk dua t’i zhgënjen”, u shpreh Verstappen.
S.DH/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
I kishte mbetur 1 vit e 8 muaj burg, gjykata liron Tahirin. Si e vlerësoni?
-
E drejtë
60.4%
-
E gabuar
32.2%
-
Nuk e di
7.5%
Vota total: 3902
Lajme të tjera
-
Ferrari bën bilancin e dështimit, Leclerc: Gabuam me strategjinë në Monaco
31 Maj, 22:54
-
Formula1/ Verstappen ‘princ’ në Monaco
28 Maj, 17:23
-
'Ferrari nuk është azil', ish-shefi i Formula 1: Red Bull nuk ka vend për Hamiltonin
27 Maj, 11:30
-
Kalimi te Ferrari, Hamilton shuan zërat: Spekulime, Mercedes gaboi me makinën
26 Maj, 15:31
-
E bujshme/ 48 milionë euro në tavolinë, Ferrari 'rrëmben' Lewis Hamilton nga Mercedes
22 Maj, 12:41
-
Anulimi i garës së Formula 1, Ferrari dhuron 1 milionë euro! Vëmendja në pistën e Monaco-s
18 Maj, 16:14
-
I programuar në fundjavë, Formula 1 anulon Çmimin e Madh të Italisë
17 Maj, 15:41
-
Red Bull ironi me rivalët në F1: Ku kanë humbur Ferrari dhe Mercedes?
12 Maj, 16:07
-
FOTO/ Nuk fshihen më, Shakira kapet 'mat' me kampionin e Formula 1
12 Maj, 11:30
-
Sergio Perez dyshime për makinën e Verstappen, kërkon hetime për shokun e skuadrës
11 Maj, 13:41
-
Formula 1/ Max Verstappen garë brilante në Amerikë, Ferrari nuk ngre kokë
8 Maj, 10:03
-
Max Verstappen: Me një makinë që dominon, fitoj 7 tituj
4 Maj, 11:52