Verstappen 'shigjeton' shokun e skuadrës: Do t'i fitoj i vetëm dy titujt

Verstappen 'shigjeton' shokun e skuadrës: Do t'i fitoj i vetëm dy titujt

Max Verstappen dhe Sergio Perez

Max Verstappen kryeson renditjen e pilotëve për këtë sezon në Formula 1 me 255 pikë, 99 më shumë se vendi i dytë që mbahet nga Sergio Perez, shoku i tij i skuadrës Red Bull. Me tetë suksese dhe dhjetë podiume, Verstappen është dukshëm piloti që ka vendosur duart te titulli i tretë kampion, duke dominuar këtë kampionat.

Meksikani Sergio Perez në garën e fundit nuk bëri paraqitje të mira, me Verstappen që nuk ka nguruar ta thumbojë. Kjo ka vendosur në dyshim qëndrimin e tij te Red Bull, ku mund të rikthehet veterani Daniel Ricciardo.

Ai që turbullon edhe më shumë ujërat është Verstappen, që u shpreh: “Nuk e kuptoj paraqitjen e Sergio-s në provat zyrtare, pasi po eliminohet shumë shpejt. Me këtë makinë duhet të jetë në sesionin e tretë. Nuk e di se çfarë nuk shkon me të”.

Pas fitoreve në 6 garat e fundit, Verstappen ka 99 pikë avantazh në renditjen e përgjithshme ndaj Perez, ndaj të cilit hedh disa kunja. “Ne po luftojmë edhe për fitoren e titullit kampion për skuadra, por duke parë situatën aktuale, mendoj se mund t’ia dal edhe vetë t’i fitoj të dy titujt”, tha belgo-holandezi.

S.Dh/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Dy ish-kunatat, Nora Istrefi e Tuna bëhen bashkë, këndojnë mbi arkivol 'My love' (VIDEO)

Dy ish-kunatat, Nora Istrefi e Tuna bëhen bashkë, këndojnë mbi arkivol 'My love' (VIDEO)