Verstappen shton kritikat për FIA-n: Hiqni qafe Sprintin

Verstappen shton kritikat për FIA-n: Hiqni qafe Sprintin

Max Verstappen

Max Verstappen ka qenë prej kohësh kritik ndaj përdorimit të formatit të Sprintit nga Formula 1, i cili u prezantua për herë të parë në 2021. Përpara fundjavës së Çmimit të Madh të Brazilit, i cili do të jetë gjithashtu me një fundjavë Sprinti, Verstappen i ka bërë thirrje drejtuesve të FIA për t'i hequr.

Në Grand Prix-in e fundit të Shteteve të Bashkuara, i cili ishte gjithashtu një ngjarje sprint, Leëis Hamilton dhe Charles Leclerc u skualifikuan nga gara pasi dështuan në kontrollet teknike pas garës.

Verstappen, i cili ka qenë prej kohësh një kritik i formatit të Sprintit, ka pohuar se çështje të tilla nuk do të ndodhnin nëse F1 do t'i përmbahej orarit të saj tradicional.

“Ne thjesht duhet të heqim qafe fundjavën e Sprintit dhe më pas të gjithë mund të vendosin makinat e tyre normalisht,” tha Verstappen për mediat.

“Nuk do të kishte ndodhur ajo gjë po të kishim një fundjavë normale garash. Këto gjëra ndodhin vetëm kur keni një fundjavë me Sprint ku gjithçka është kaq e nxituar në mes Sprintit dhe kualifikueseve. Nga ana jonë, unë mendoj se ne ishim shumë konservatorë, por kjo është akoma më mirë se mënyra tjetër ekstreme", tha kampioni i këtij sezoni.

S.Dh/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Kazakistan/ Avioni me 67 persona në bord dyshohet se u godit nga rusët, vetëm 28 mbijetuan

Kazakistan/ Avioni me 67 persona në bord dyshohet se u godit nga rusët, vetëm 28 mbijetuan