Këngëtarja shqiptare me famë botërore, Rita Ora prej kohësh vuan nga një problem me grykët.
Ajo është shfaqur shumë shpesh nëpër postime që është sëmurë.
Përmes një postimi të bërë në Instastory, këngëtarja ka shprehur para të gjithëve, se ne duhet të kujdesemi për veten mbi të gjitha, për shëndetin mendor dhe fizik.
“E urrej kur e shtyj veten aq shumë për të arritur rezulatin më të mirë të mundshëm dhe nuk dëgjoj trupin, sepse nuk dëshiroj të zhgënjej askënd.
Por ndonjëherë në jetë duhet të kujtohemi se nuk jemi robot dhe duhet të kujdesemi për shëndetin mendor dhe fizik. Shpresoj që ky problemi me grykët të më zhduket. Po më bezdis kjo gjendje. Gjithsesi ju dua të gjithëve”, ka shkruar ajo.
Shpresojmë që Rita të shërohet sa më shpejt dhe të jetë pranë fansave të saj.