Këngëtarja kosovare ka qenë e ftuar në mbreëjen gala të mbajtur një ditë më parë në Prishtinë nga Rotary Kosova, ku të gjithë të pranishmit konfirmuan se ishin shumë të ndjeshëm ndaj çështjeve të ndryshme sociale. Në këtë ballo kanë marrë pjesë emra të njohur të politikës dhe artit kosovar, të cilët kanë kontribuar sado pak në ndihmë të shtresave në nevojë.