Këngëtarja Vesa Luma po punon për projektin e saj më të ri me titull “Prishtina”.

Ajo duket mjaft e lumtur për këtë fakt dhe nuk ka ngurruar ta shprehë këtë me anë të postimeve në rrjetet sociale dhe fotove të ndryshme që ka ndarë gjatë xhirimeve të klipit.

Këtë lumturi e ka shprehur përmes vargjeve të këngës së Teuta Selimit “Cka po dojmë na po bojmë”.

vesa luma

“Cka po dojm na po bojm,e cka sdojm na sbojm,edhe kur bjen shi na knooojmmm:) Ju perqafoj tgjithve kshtu sic jeni e kudo qe jeni.Falemderit qe ma mushni shpirtin cdo dite me dashni”, ka shkruar Vesa duke cituar vargjet e këngës.

Ajo ka falenderuar të gjithë ata persona që e kanë mbështetur dhe e kanë ndihmuar për realizimin e këtij klipi.

Së fundmi Vesa solli për publikun “Supersticiouz” në bashkëpunim me këngëtarin Jon Tarifa.

vesa luma

(b.t/shqiptarja.com)