/ATSH/.- Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli, priti sot në takim kryetarin e partisë Bashkimi Demokratik për Integrim të Maqedonisë, Ali Ahmeti, me të cilin bisedoi për marrëdhëniet shumë pozitive ndërmjet Kosovës dhe Maqedonisë, si dhe për avancimin e mëtejshëm të tyre.
Sipas zyrës së shtypit të Kuvendit të Kosovës, në takim u vlerësua se duke pasur parasysh që Kosovën dhe Maqedoninë, si dy shtete fqinjë, i lidhin shumë interesa të përbashkëta, ato duhet ta ndihmojnë njëra-tjetrën në çdo proces
Po ashtu u theksua nevoja e ruajtjes së stabilitetit politik ndër fqinjësor, si dhe e thellimit të bashkëpunimit në fushat me prioritet, si ajo ekonomike dhe arsimore. Lëvizja e lirë e qytetarëve, ideve, mallrave dhe shërbimeve, begaton edhe më tej bashkëpunimin e shkëlqyer fqinjësor midis dy vendeve, nënvizuan Veseli dhe Ahmeti.
Kryetari Veseli potencoi rëndësinë e kultivimit të mëtejshëm të paqes dhe forcimit të stabilitetit në mbarë rajonin tonë, në frymën e orientimeve të përbashkëta euro-atlantike.
Rruga jonë, vijoi ai, dhe vlerat tona të përbashkëta janë brenda integrimeve euro-atlantike, prandaj fqinjësia e shkëlqyer ndërshtetërore bëhet edhe më kuptimplotë.
"Lëvizja e lirë e qytetarëve, ideve, mallrave dhe shërbimeve begaton edhe më tej bashkëpunimin e shkëlqyer fqinjësor, Kosovë-Maqedoni. Në fazën e zhvillimeve aktuale, në fazën e procesit të integrimeve euro-atlantike, parësore mbetet paqja dhe forcimi i stabilitetit tonë të dyanshëm. Rruga jonë dhe vlerat tona të përbashkëta janë brenda integrimeve euro-atlantike, prandaj fqinjësia e shkëlqyer ndërshtetërore bëhet edhe më kuptimplotë", theksoi Veseli.
Kryetari i BDI-së, Ahmeti, vlerësoi lart hapat që ka bërë Kosova në rrugën e saj të zhvillimit e të integrimit, ndërsa potencoi interesimin me të cilin ndiqen zhvillimet në Kosovë dhe rreth saj.
/Shqiptarja.com